Ura mbi lumin Zezë në Krujë, shpëtoi qytetin nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e ditës së djeshme.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet në këtë kantier, ku përveç urës është ndërhyrë në argjinaturat mbrojtëse nga përmbytjet për banorët e Fushë-Krujës bashke me rikonstruksionin e rrugëve hyrëse, të cilat lidhin urën me akset rrugore”.
“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga kantieri i ndërtimit të urës mbi lumin Zezë, argjinaturave mbrojtëse nga përmbytjet për banorët e Fushë-Krujës bashkë me rikonstruksionin e rrugëve hyrëse, të cilat lidhin urën me akset rrugore, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Lumi Zezë ka qenë gjithmonë problem për banorët e Krujës, ndërsa me ndërtimin e kësaj ure janë evituar 100% përmbytjet në qytet. E gjithë sipërfaqja e pronave që më parë prekej nga dalja e ujit për shkak të lumit Zezë, nuk është dëmtuar fare nga reshjet e fundit.
Projekti për rehabilitimin e lumit Zezë që nis nga pika veriore e qytetit deri në rrugën nacionale që lidhet me Mamurrasin është në përfundim.
Ndërhyrja po kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa punimet kanë nisur në mars 2019 dhe pritet të përfundojnë në korrik 2020.
Investimi me vlerë 441.8 milionë lekë ka evituar tërësisht përmbytjet në qytetin e Krujës.