Ura Vajgurore, kapen 2 grabitësit
e biznesmenit, i treti në kërkim

Ura Vajgurore, kapen 2 grabitësit<br />e biznesmenit, i treti në kërkim
BERAT – Policia e Beratit ka shpallur në kërkim një tjetër autor të grabitjes së biznesmentit Edmond Piti nga Ura Vajgurore më herët janë arrestuar 2 nga 4 grabitësit. Ata hynë me forcë në shtëpinë e biznesmenit herët në mëngjesin e së shtunës (13.07.2013) dhe e detyruan t'u jepte 20 milionë lekë të reja. Edmond Piti është pronar i një pike karburanti.

ORA 23:10 IDENTIFIKOHET DHE SHPALLET NË KËRKIM GRABITËSI I 3
Policia e Berati ka njfotuar identifikimin dhe shapalljen në kërkim policor të autorit të tretë të grabitjes së biznesmenit, ai është Miri Nadir Kabilo, 25 vjeç,  banues në Berat, me gjëndje gjyqësore i pa dënuar më parë.

ORA 21:50 KAPEN 2 NGA 4 GRABITËSIT E MASKUAR TË BIZNESMENIT
Kapen dy nga katër autorët e vjedhjes së 20 milionë lekëve, biznesmenit të karburanteve. Ata janë Edison Çobo, 40 vjeç dhe Valter Kadillo, 21 vjeç. Arrestimi u krye nga policia e qarkut të Beratit. Policia bëri të ditur dhe identitetin e biznesmenit. Ai është Edmond Piti.

ORA 16:08 GRABITET ME DHUNE BIZNESMENI I KARBURANTEVE NE SHTEPINE  TIJ
20 milionë lekë të reja janë grabitur mëngjesin e sotëm, rreth orës 4:45 në banesën e një biznesmeni me inicialet Edmond Piti në Urën Vajgurore. Katër persona të maskuar kanë hyrë në banesën e tij dhe ia kanë marrë me dhunë.
 
Pasi u njoftua për këtë grabitje, grupi hetimor shkoi menjëhërë në vendngjarje dhe nisi veprimet e para proceduariale. Policia ka shoqëruar disa persona dhe vazhdon hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Personi që u grabit ishte pronar i një karburanti dhe paratë i mbante në banesë për arsye biznesi.
 
Redaksia online
(ar.sh/b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane