BERAT- Banorët e Urës Vajgurore kanë protestuar para bashkisë kundër e aktivitetit të guroreve që veprojnë në këtë qytet. Ata kanë ngritur zërin pasi shpërthimet që shoqërojnë procesin e punës së guroreve shkaktojnë jo vetëm ndotjen e mjedisit, por edhe banesat e tyre po dëmtohen ndjeshëm.

Ata akuzojnë pushtetin vendorë se po hesht përballë kësaj situate shqetësuese.

Banorët kërkojnë të merren masa për heqjen e licencave të firmave që ushtrojnë këtë aktivitet që shkakton ndotje masive.

Bashkia e Urës Vajgurore pritet që në mbledhjen e saj të radhës të rikonfirmojë lejet e veprimtarisë së firmave private që veprojnë në territorrin e saj, gjë e cila ka bërë që banorët të ngrenë zërin për të kërkuar marrjen e masave.

(sg/shqiptarja.com)