Ka shkuar në 20 numri i viktimave në Bahamas-in e shkaktuara nga Uragani Dorian, i cili goditi ishullin për disa ditë rresht.
Pas largimit të uraganit, i cili prej disa orësh është duke udhëtuar drejt Karolinës, në Bahamas po bëhen përpjekje massive ndërkombëtare shpëtimi dhe ndihme.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ka të ngjarë që numri i të vdekurve të rritet më tej, pasi ekipet e shpëtimit po punojnë në rrënojat dhe lagjet e përmbytura, duke kërkuar për të mbijetuar dhe trupat e viktimave.
Rojet Bregdetare amerikane kanë vënë në dispozicion të ekipeve mjekësore helikopterë dhe barka të motorrizuara
Pasi dobësoi fuqinë shkatërruese ditën e martë në mbëmje, Dorian më pas u shndërrua në një stuhi të Kategorisë 4, me erëra që arritën shpejtësinë 151 km/orë, duke kapur të papërgatitur shumë të pa evakuuar.
Qendra Kombëtare e Uraganëve ka paralajmëruar se Dorian mund të godasë Karolinën të enjten në mbrëmje dhe se thelbi i stuhisë mbetet i njëjtë – erëra shkatërrues, stuhi, shira dhe përmbytje
Sipas ekspertëve të motit, ajo që ndodhi në Bahamas-in verior, ishte skenari më i keq i mundshëm i fatkeqësisë më ogurzezë natyrore. Asnjëherë nuk ka ndodhur që ishulli të jetë goditur nga një stuhi kaq e fuqishme dhe që ka zgjatur kaq gjatë, plot 40 orë.
Nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti amerikan Donald Trump, ka ofruar ngushëllime për familjet dhe ka premtuar duke mbështetje në përgjigjen ndaj katastrofës.
Uragani Dorian, i cili nisi goditjen e brigjeve amerikane ditën e diel, u shndërruar në stuhinë më të fortë të të gjithë kohrave, duke mbjellë fatkeqësi. Meterologët përdorën fjalët "katastrofike" dhe "shkatërruese" për të përshkruar uraganin që me zemërimin e tij që prej mbëmjes së djeshme është drejtuar për në Karolina.