Ndonëse kapaciteti maksimal i Pallatit të Sportit në Durrës "Ramazan Njala" shkon nga 1 mijë deri në 1.500 vende, kryetari i Partisë Demokratike e quajti takimin me "numra të padëgjuar prej dekadash". Një uragan, siç ai u shpreh gjatë takimit me mbështetësit e djathtë brenda në ambientet e Pallatit të Sporteve. Por se sa ishte pjesëmarrja e këtij uragani, e sjellim përmes këtyre fotove shkëputur nga transmetimi Live i takimit në pamjet me regji të Partisë Demokratike, transmetuar drejtpërdrejt në Facebook të partisë.
"Dje nuk u përmbajta dot nga emocionet që më shkaktoi pritja në Berat. Sot jam i shtangur dhe i pafjalë nga ky uragan. Ky uragan që nisi në Maminas me pritjen madhështore. Ja tek jemi sot, nga zërat tuaj, nga kraharorët e durrsakëve të lirë po troket ora e ndryshimit", u shpreh Basha.
Lajmi kryesor: