SHBA ndodhen në alarm në pritje të uraganit Mattheë, i cili sjellë reshje dhe erë të fortë me shpejtësi mbi 200 km/orë. Brigjet juglindore të vendit janë të rrezikuara dhe autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e rreth 2 milionë njerëzve në Florida, Karolinën e Veriut e të Jugut. Sipas guvernatorit Rick Scott dëmtimet mund të jenë katastrofike duke kërkuar që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.
Edhe presidenti Obama ka këshilluar banorët, që të marrin seriozisht urdhrat për evakuim. Në disa zona janë anuluar fluturimet dhe janë mbyllur shkollat. Uragani që goditi më parë Haitin, tashmë i është drejtuar ishujve Bahamas.
Në Haiti gjetën vdekjen të paktën 25 personave, mijëra shtëpi u shkatërruan dhe infrastruktura rrugore u dëmtua. Mijera njerëz u evakuuan nga rreziku i përmbytjeve, ndërsa trupat e shpëtimit po përpiqen të mbërrijnë në zonat më të prekura.
Për shkak të gjendjes së vështirë u shty edhe mbajtja e zgjedhjeve presidenciale të parashikuara për në fundjavë.Sipas Qendrës Kombëtare për Uraganet, stuhia tropikale mund të jetë më e rënda që ka goditur Shtetet e Bashkuara në këtë dhjetëvjeçar.
[gallery]18975[/gallery]
/Shqiptarja.com

FOTO