Uran Hajdari, rast i rrallë
në Historinë e Artit Shqipta

Uran Hajdari, rast i rrallë<br />në Historinë e Artit Shqipta
Krijimtaria e skulptorit Uran Hajdari është e hershme.

Fillimisht ka ndjekur studimet për Filologji në Universitetin e Tiranës, duke kryer edhe shërbimin ushtarak, por pasioni dhe dëshira e madhe për artin plastik bëri që të ndjekë studimet e lartë në Kinë, ku mbaroi studimet në Akademinë e Artit në Pekin.

Pjesmarrës i përhershëm në shumë ekspozita dhe ka realizuar disa monumente si “Abdyl Frashëri me Sulejman Vokshin” “Dervish Luzi”, “Kufitari” etj. Në gjininë e humorit e satirës është një rast i rrallë në Historinë e Artit Shqiptar. Me të drejtë mund të quhet një Domie shqiptar (Honore Domie – karikaturist dhe piktor i famshëm francez).

Në vitet ’70-të ia doli mbanë të ndërtonte një eksozitë të plotë me dhjetra e dhjetra skultura, të përmasave të vogla, por edhe ndonjë kompozim të madh me një sens shumë të thellë karikatural, e cila zgjoi një interesim tejet të madh, si nga shikuesi e shumtë, por edhe nga krerët më të lart të shtetit.

Fillimisht punët u panë me mosbesim, duke u menduar se mos ishin imitime kineze, por shpejt u kuptua, që një art i tillë (karikatura në skulpturë) nuk ekzisonte në Kinë. Ato ishin vepra origjinale që fshikullonin veset e sidomos burokracinë me artin e tyre të fuqishëm. Punët ruhen në Galerinë Kombëtare, duke i bërë nder këtij institucioni.

Artisti krijoi një galeri të tërë personazhesh, që nga arroganti, intriganti, thashethemexhiu etj, ku shpreh gjithë prirjen e tij në një plastkë humoristike në ravijëzime interesante e shumë jetësorë, që nga tiparet e persanazheve krijon idenë se i ke parë diku në jetë, çka dëshmon forcën përgjithësuese të artit.

Pas viteve ’90-të një kohë artisti punoi në Greqi, duke kryer shumë porosi e duke lënë gjurmët e artit të tij.

Skulptori u nda nga jeta dhe si për çdo krijues humbja nuk është e madhe, sepse ai e bëri atë që donte të bënte, e kreu misionin. A nuk shkruajti, “Krijuesi i vërtetë ka nevojë vetëm për një shkëndijë. Njeriu jeton aq sa shfaq. Kaq e asnjë sekondë më shumë” ?



Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish