Urat monumentale Vlorë- Punime për mirëmbajtjen e veprave të artit të labërisë
TIRANË, 10 Korrik / ATSH / – Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë gjatë këtij viti ka ndërmarrë një iniciativë për evidentimin e objekteve, mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre ndaj vegjetacionit. DRKK Vlorë sqaron se këtë proçes se ka ndërmarrë vetëm për ato objekte, ura që janë të shpallura monumente kulture, por edhe për ato ura […]
/ ATSH / - Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë gjatë këtij viti ka ndërmarrë një iniciativë për evidentimin e objekteve, mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre ndaj vegjetacionit.
DRKK Vlorë sqaron se këtë proçes se ka ndërmarrë vetëm për ato objekte, ura që janë të shpallura monumente kulture, por edhe për ato ura që ruajnë vlera ndërtimore, për të cilat specialistët e sektorit të Vlorës po përgatisin edhe materialin teknik për t'i shpallur monumente kulture.
Ura e Frengut, Gjorm shek. XVI
Disa ndër objektet që specialistët e Vlorës kanë marrë nën mbikqyrje dhe kanë shtrirë edhe iniciativën e tyre lidhur me evidentimin, mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre ndaj vegjetacionit janë edhe Ura e Slapit, Drashovicë (ndërtim i shekullit XVII-XVIII), Ura e Belasë, Mavrovë( ndërtim i shekullit XIX), Ura e Bratit, (ndërtim i shekullit XV), apo edhe Ura e Frengut, Gjorm ( ndërtim i shekullit. XVI).
Specialistët e DRKK Vlorë sqarojnë se Qarku i Vlorës ka një reliev kodrinoro-malor, të pasur me ujra rrjedhëse, lumenj e përrenj, dhe për bashkimin e dy krahinave, apo e fshatrave me njëra - tjetrën dhe e lagjeve brenda fshatrave, banorëve të një krahine u është dashur që ndër shekuj të ndërtojnë vepra arti siç janë ujësjellësa, ura, mullinj etj.
Ura e Slapit , Drashovice shek. XVII-XVIII
Në këtë territor sot numërohen me qindra ura të mëdha dhe të vogla që u takojnë periudhave të ndryshme historike nga antikiteti deri në mesjetën e vonë, dhe këto objekte dallohen për vlera monumentale, estetike dhe funksionale.
Veprat e artit të qarkut të Vlorës, vepra si Ura e Bratit, Ujësjelllësi i Vranishtit, Ura e Frëngut, Gjorm, Ura e Slapit, Drashovicë, Banesa popullore, Kullat e Dervish Aliut, Dukat, Kullat e Ali Pashë Tepelenës, Gumenicë, godina e muzeut të pavarësisë, godina e klubit patriotik "Labëria", kompleksi ndërtimor i rrugës Justin Godar" dhe Sahati i qytetit, panvarësisht nëse janë të shpallura monument kulture apo jo, ato janë ndër objektet të cilat shprehin interes për t'u vizituar nga turistët në rrethin e Vlorës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.1%
-
Pak
9.8%
-
Aspak
73.2%
Vota total: 123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Bastisen banesat në Kamëz pas vrasjes së postierit, gjendet një silenciator
24 Janar, 18:57
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54
-
Halit Valteri: Kam dokumentet që vërtetojnë se Këlliçi pagoi për foton me Trump, t’u tregojë shqiptarëve ku i gjeti paratë
24 Janar, 18:42
-
PAMJE TË RËNDA! Video tronditëse nga tragjedia në Turqi, momenti kur prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’u shpëtuar flakëve
24 Janar, 18:33
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29
-
Pas ndarjes, shqiptari në Itali tenton të shtypë me makinë ish-partneren
24 Janar, 18:09
-
Armëpushimi në Gaza, Hamasi zbulon emrat e 4 pengjeve që do të lirohen këtë fundjavë
24 Janar, 18:01
-
FOTOT/ Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
24 Janar, 17:49
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49