Urbanët, 3 ditë grevë në fund
shkurti e në fillim të muajit mars

Urbanët, 3 ditë grevë në fund<br />shkurti e në fillim të muajit mars
TIRANE- Në javën e parë të marsit, transporti publik do të paralizohet për tre ditë në rast se nuk do të ketë asnjë ndryshim të situatës. Burime zyrtare nga sindikata e transportit theksojnë se në rast se Qeveria dhe Bashkia e Tiranës nuk ndërhyjnë për të marrë masa atëherë situata për qarkullimin gjatë këtyre ditëve do të jetë një ndër problematikat kryesore për kryeqytetasit. Ndonëse pak ditë më parë qeveria miratoi ndryshimin e ligjit i cili parashikon kalimin e kompetencave Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të biletës, që ky ligj të hyjë në fuqi kërkon një kohë të gjatë.

Kjo për vetë faktin se ndryshimet e tij duhet të kalojnë më parë në Komisionet Parlamentarëve, të marrë votat e deputetëve në parlament si dhe të plotësohet me aketet nënligjore. Kjo procedurë pritet që të sjellë edhe një sërë reagimesh nga Bashkia e Tiranës e cila më herët ka pohuar se ndryshimi i ligjit nuk është një zgjidhje e situatës, ndërsa aktualisht mësohet se ky institucion nuk ka pranuar kompetencat që i ngarkon ligji, pasi asnjë nga institucionet nuk merr përsipër të kryejë subvencionimet e kategorive në nevojë apo të të rinjve.

E ndërsa të kryhen këto procedura, situata për shoqëritë e transportit publik vazhdon që të rëndohet duke mos kryer pagesat për punonjësit e tyre prej më shumë se dy muajsh. “Ne kërkojmë që institucionet të ndërhyjnë ose duke rritur çmimin e biletës ose duke bërë subvencionimet, pasi situata në të cilën ndodhemi është shumë e vështirë.

Kjo, sepse ne kemi kryer një sërë investimesh të cilat na janë kërkuar, ndërkohë që nuk është marrë parasysh asnjë nga kërkesat tona” pohojnë drejtues të shoqërive private të transportit. Nga ana tjetër drejtues të Shoqatës së Transportit Kombëtar Publik theksojnë se tashmë problemi ka mbetur “në mes të katër rrugëve” pasi asnjë prej institucioneve nuk e ka zyrtarisht kompetencën për marrjen e vendimit nëse do të rritet apo jo çmimi i biletës dhe i aboneve.

“Deri para pak javësh zhvilluam negociata me disa ministri ndërsa ramë dakord për një çmim bilete prej 50 lekësh. Por vendimi i fundit i qeverisë na kthehu sërish në pikën zero, dhe tashmë nuk dimë kujt ti drejtohemi deri sa të miratohen ndryshimet” pohon Ervin Shijaku nga shoqata e Transporteve. E ndërsa të gjitha këto ndryshime të hyjnë në rrugën e duhur, do të jenë qytetarët ata që do të përballen me vështirësitë, pasi për tre ditë duhet të paguajnë shërbime ekstra të taksive apo të makinave personale.

Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Beteja e Kate Middleton kundër kancerit po bëhet gjithnjë e më e vështirë

Beteja e Kate Middleton kundër kancerit po bëhet gjithnjë e më e vështirë