Policia e Elbasanit bashkë me skuadrën Shqiponja kanë ngritur pikë kontrolli në rrethrotullimin e Brandasheshit.
Në fokus të këtij aksioni janë persona në kërkim dhe për evidentimin e elementëve kriminal.
Kujtojmë se gjykata vendos masë sigurie "Arrest me burg" për autorin Nuredin Dumani i dyshuar për vrasjen e Bujar Çelës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Dumani është shpallur në kërkim nga policia. Nuredin Dumani, 37 vjeç është një emër jo pak i njohur në botën e krimit.
Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo sepse siç ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Klevis Alla vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre.
Foto nga post-blloku i policisë në Elbasan
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)