Urdhërarresti për Vangjush Dakon u firmos më 6 qershor, vendimi i gjyqtarit Erion Bani që hedh poshtë spekulimet politike të Berisha&Co
Vangjush Dako dhe urdher arrest te firmosur ne dt. 6 qershor 2023
Arrestimi i Vangjush Dakos, ish kryebashkiakut të Durrësit një emër i njohur dhe një nga figurat që ka shërbyer ndër vite në nivelet larta të Partisë Socialiste, duke qenë dhe anëtar kryesie ka trazuar jo pak ujrat e politikës por dhe të medias.
Ajo çfarë u përpoq të trumbetohej në media por dhe në studio televizive vetëm pak orë pasi u mësua se Vangjush Dakos i ishte prerë urdhërarresti dhe ndodhej në Tiranë ishte se “miku i Ramës” i do të përfundonte prapa hekurave të premten në mbrëmje dhe se po bëheshin negociata dhe tentativa që kjo të mos ndodhte.
Një spekulim politik erdhi edhe këtë here nga Sali Berisha i cili për tu mbrojtur vë ‘fjalët e tij’ në gojë të qytetarit dixhital duke thënë të pavërteta që kërkojnë të ngrenë tymnaja të paqenë. Deklarata e tij e fundit është po aq qesharake sa të tjerat. Si ajo e pak ditëve më parë duke deklaruar se drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni vizitoi në mënyrë sekrete Beogradin apo kitaristin që tentoi ta shiste si ‘Erion Veliaj spiun i Iranit’ apo “Dan Hutra se do të vihej emër rruge në Kamëz.
“Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhrin e arresit të Dakos. Rama e bllokoi atë!” shkruan Berisha në facebook duke bashkëshoqëruar me me mesazhin e njeriut anonim që ai do që të tjerët ta besojnë se ia kanë dërguar në facebook duke spekuluar politikisht dhe aluduar se gjatë këtyre ditëve po thurej një kompromis me kryeministrin Rama.
Por ajo që është e shkruar e zeza në të bardhë në fillim të dosjes mbi 70 faqe të vendimit të gjyqtarit të GJKKO-së, Erion Bani, është data 6 qershor 2023.
Edhe në fund të dokumentit ku citohet vendimi shkruhet ora kur është marrë vendimi. 10:30 e 6 qershorit 2023 duke hedhur poshtë të gjithë spekulimet dhe tymnajat që Sali Berisha@Co kërkojnë të përhapin për publikun.
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
NAN%
-
Jo
NAN%
-
Nuk e di
NAN%
Vota total: 0
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Djathtas 1912’, Kulluri i përgjigjet sulmeve të Berishës: S’na kishte marrë malli për fjalimet e shokut Enver! Te ne s’ka njerëz të përfshirë me krimin, gjeji te oborri jot
13 Tetor, 11:58
-
Ben Andoni: Sfida e 'Të Djathtëve-1912', Konservatorizmi dhe jo Berisha?!
12 Tetor, 20:59
-
Mero Baze: PD duhet të zgjedhë mes Orbanit dhe Ramës
12 Tetor, 20:28
-
Qeveri teknike si e vitit 2017? Berisha: Ai ishte model i dështimit të plotë! Me Ramën kryeministër është jashtë çdo imagjinate!
12 Tetor, 14:30
-
'Djathtas 1912' Alibeaj parti të re me anti-berishistët e pa Bashën: Sot duhet një entitet i ri djathtas! Kulluri: Po koalicionit me partitë opozitare por Saliu s'ka vend
12 Tetor, 08:24
-
Artur Ajazi: O berishistë, ejani në vehte
11 Tetor, 22:47
-
21 janari/ Ngjela për Report Tv: Të zbardhet kush e dha urdhrin, Berisha apo garda veproi në kokën e vet! Pamjet e serverëve të Kryeministrisë nuk janë fshirë
11 Tetor, 20:48
-
Jakin Marena: PD, si tregu i ‘Gabit’! Oferta, ju ofrojmë Berishën ‘fringo’ të ri
11 Tetor, 18:26
-
Kujtim Gjuzi kundër Berishës: Bac, nuk bëhesh kryeministër me dhunë! Do shpallesh organizatë terroriste
11 Tetor, 18:19
-
'Berisha u provua që është humbës serial', Dritan Hila: Ça do bëjë ai?! Spitalet në kohën e tij ishin në ditën më të zezë! Universitetet kishin emra qesharak
11 Tetor, 13:51
-
Revoltohet Berisha: Xhaminë e Namazgjasë nisa ta ndërtoja unë, por e bllokoi Rama! Ndërhyrja e Turqisë, e papranueshme
10 Tetor, 17:29
-
Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Ekonomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?
9 Tetor, 20:14
Po pra po si bohet tani qe vete SPAK ka hap hetim per dekonspirim?
Përgjigju