Helidon Gjikoka, biznesmeni i kompleksit turistik “Ambel Beach” është shpallur në kërkim, pasi gjykata e Tiranës, caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa për caktimin e kësaj mase është bërë në gjykatë nga Prokuroria e kryeqytetit, e cila pas hetimeve të kryera konstatoi se Helidon Gjikoka, ishte implikuar në falsifikimin e dokumentave, ku ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme dhe i ka marë pronën një personi tjetër në Dhërmi.
Kërkesa për arrestimin e Helidon Gjikokës, ishte depozituar një muaj më parë, por për shkak të dekonspirimit të informacionit në gjykatë, mësohet se ai, ka mundur të largohet nga Shqipëria në drejtim të Anglisë, duke mos arritur të arrestohet nga policia e Tiranës.
Ndërkohë për këtë çështje penale pritet që gjatë kësaj jave, nga ana e policisë dhe prokurorisë së Tiranës, të arrestohen dhe disa zyrtarë të ALUIZNI-t e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilët besohet se kanë ndjekur procedurat për hipotekimin në mënyrë të paligjshme të kësaj çështje.
Hetimet vijojnë dhe se Prokuroria ka siguruar prova të pakundërshtueshme se Helidon Gjikoka, i ka marrë pronën nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, pronarit të ligjshëm Ilir Koka. Nga hetimet e kryera rezulton se Helidon Gjikoka është "strubmullari" i mega skandalit, ku rezulton se disa vite më parë shtetasi Helidon Gjikoka, mori me qira një pronë dhe disa objekte në Dhërmi nga shtetasi Ilir Koka.
Synimi i Helidon Gjikoka të kapte biznesin dhe të përvetësonte më pas këtë pronë, e cila është e pozicionuar, buzë bregdetit në Dhërmi dhe bëhet fjalë për një hotel dhe një truall.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Situatë e tensionuar në veri të Kosovës, a duhet të tërhiqet qeveria Kurti?
-
Po
42.1%
-
Jo
48.8%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1963
Lajme të tjera
-
Audioja për 21 Janarin/ Rajmonda Nika betejë me SPAK për hetimin e Berishës për vrasjen e bashkëshortit! Çështja në Apel: Ndrea Prendi u rrah në kryeministri
20 Maj, 19:05
-
Sherr për pronat në Elbasan, arrestohet 34-vjeçari! Tentoi të vriste fqinjin duke e goditur me makinë dhe levë (Emrat)
18 Maj, 09:46
-
Ekstradohet nga Greqia 30-vjeçari i dënuar me 3 vite burg si pjesë e një grupi për trafik droge! Një tjetër ekstradohet nga Serbia, i dënuar për 2 vepra penale
9 Maj, 14:57
-
U arratis pasi goditi me çekiç në kokë fqinjin, 42-vjeçari në Fier vihet në pranga pas 3 ditësh në kërkim
5 Maj, 09:58
-
Infektimi i foshnjës me HIV/AIDS, Report Tv zbardh vendimin e Apelit: Prokuroria të nisë hetimet, s’analizoi në mënyrë të plotë kallëzimin
4 Maj, 15:32
-
Vdekja e Joy Ayoko, dërgohet në Kenia letërporosia! S'përjashtohet asnjë pistë hetimi: Vrasje, aksident apo shtyrje drejt vetëvrasjes! Të pyeturit heshtën
3 Maj, 10:32
-
Nuk deklaruan mbi 5.7 mln euro, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 15 'call center', 9 italianë dhe 4 shqiptarë
2 Maj, 11:48
-
Vrasja e kenianes, vijojnë hetimet! Prokuroria sekuestron celularët e 6 të shoqëruarve para 2 ditësh! Pritet zbardhja
1 Maj, 13:29
-
Policia e Shtetit jep shifrat: Gjatë muajit prill janë finalizuar 96 operacione policore, u arrestuan 565 qytetarë
1 Maj, 12:53
-
37 pushtetarë kallëzohen penalisht për fshehje pasurie dhe pastrim parash, u kontrolluan nga ILDKPKI 806 zyrtarë
28 Prill, 16:10
-
Bënin blerje fiktive floriri dhe transferonin paratë nga Italia drejt Shqipërisë, arrestohet Kreshnik Kurti! Në kërkim e motra dhe 2 italianë
28 Prill, 12:13
-
Shefi i Sektorit për hetimin e Krimit mori ryshfet 10 mijë euro nga një call center? Prokuroria: Nuk është e vërtetë! Erion Ismaili nuk është nën hetim
28 Prill, 11:45
Ketyre te leg.dhe kadastrave do q...robte...hudhni dhe një sy andej nga Fieri.drejtori ësht hajn xheoash
PërgjigjuHelidoni gjikoka esht kushuriri i par i Vezir gjikokes punojs ne hipotek te vlores qe ka ber cdogje falso ate shikoni se ai hedh firmen per pronat nga deti
PërgjigjuBirisha u bani me proba Edvim Nagia kerkon tua mare shqiptareve te cohemi te shporrim ate e te mbrojm pronat qofte edhe me pishke
PërgjigjuOhhh sa me behet qefi nqse arrestojne banditat e aluiznit vlore me ne krye kollozin,keta kane bere baterdine me prona dhe si pasoj jane vrare shume njerez....
PërgjigjuBravo drejtesise . ja me ne fund , po triumfon e drejta , kaq e munguar dhe e kerkuar , per , dhe nga , populli . Ja sa trima jane , sharlatanet , hajdutet dhe kriminelet , kur i zbulon drejtesia , thyejne kembet , per tu fshehur . Edhe ne vrime te miut te fshihen , drejtesia , do triumfoje , do ti gjej , dhe do ti gjykoje .
Përgjigju