Ndërsa burime nga organi i akuzës pohojnë se urdhri prek rreth 30 prokurorë, deri tani Arta Marku ka ndërprerë komandimet për 6 drejtues. Në ditët në vazhdim pritet që të ndërpritet komandimi për 24 drejtuesit e tjerë, përfshirë drejtues dhe prokurorë, të cilët do të rikthehen në postet e tyre ku kanë emërimet nga Këshilli i Prokurorisë.
Kryeprokurorja pak ditë më parë firmosi lirimin e drejtuesve të Elbasanit, Kukësit, Fierit, Tiranës dhe dy prokurorëve pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ky vendim i Markut vjen 24 orë pas dy vendimeve të saj të rëndësishme për ngritjen e drejtorisë së inspektimit dhe atë të drejtorisë hetimore për seksionin e të miturve.
Komandimet e ndërprera
Petrit Fusha Tiranë
Dritan Gina Elbasan
Prokuroria Fier
Prokuroria Kukës
Dy prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme
d.b/shqiptarja.com