TIRANE - Duke nisur nga data 1 shtator personat me aftësi të kufizuara, të verbërit si dhe tetraplegjikët e paraplegjikët do të përfitojnë një rritje të pensionit. Udhëzimi i ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi është publikuar dje në fletoren zyrtare, ndërsa zbatimi i udhëzimit do të nisë prej datës 1 shtator të këtij viti.

Rritje të pensionit do të kenë dhe personat që do të jenë kujdestarë të tyre.
Kategoria që do të ketë një përfitim më të lartë do të jenë personat me aftësi të kufizuar. Me vendimin e vitit 2013 masa e pensionit për ta ishte saktësuar 6800 lekë në muaj. Ndërkohë që në vitin 2014 si dhe në vitin 2015 është miratuar indeksimi i pensionit.