Ditën që Shemsi Prençi ka sekuestruar 6 kamionë me krom kontrabandë, eprori i tij, zv drejtori i Përgjithshëm i Policisë Agron Kuliçaj ka urdhruar hetimin e vetë Prençit. Një dokument që mban datën 16 prill 2012 (nr. Protokolli 1216) është firmosur dhe miratuar nga Kuliçaj urdhron verifikimin e të gjitha procedurave të ndjekura nga struktura e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër në lidhje me bllokimin e automjeteve me krom të kompanisë "Kevger shpk". Në dokument shkruhet se kontrollet kanë marrë shkas "nisur nga ankesa drejtuar Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga presidentja e shoqërisë "Kevger shpk" dhe administratori i kësaj shoqërie". Mësohet se urdhri për hetimin e Prençit është firmosur rreth orës 09:00 të mëngjesit të së njëjtës datë kur është realizuar dhe bllokimi i kamionëve me krom kontrabandë. Kamionët janë ndaluar rreth orës 01:30 të mëngjesit të datës 16 Prill, ndërsa rreth orës 06:00 kamionët janë peshuar në peshoret e kompanisë ACR nga ku më pas është zbuluar se në të gjashtë kamionët kishte në total 112 ton krom të padeklaruar. Peshimi i kamionëve është bërë me procesverbal të rregullt ligjor dhe me praninë e përfaqësuesve të kompanisë "Kevger shpk", ndërsa për rezultatet e peshimit janë vënë në dijeni dhe krerët më të lartë të policisë së shtetit.
Kuliçaj
Ndonëse ka patur edhe vetë të dhëna për bllokimin e një sasie kromi kontrabandë në Bulqizë, numri.2 i Policisë së Shtetit, në mënyrë të "çuditshme" pak orë pas bllokimit ka urdhruar hetim ndaj vartësve të tij që sekuestruan mallin kontrabandë dhe jo hetim të kontrabandës së kromit. Urdhri i firmosur nga Kuliçaj synonte hetimin e procedurave të ndjekura nga drejtuesi i policisë së Dibrës Shemsi Prençi, në kushtet kur ishte vërtetuar aritmetikisht nga peshimi i kamionëve se ata mbartnin 112 ton krom të padeklaruar dhe kontrabandë. Vetë Prençi e ka cilësuar urdhrin e Kuliçajt si të paligjshëm dhe në kundërshtim me ligjin për policinë e shtetit pasi Kulicaj i ka besuar hetimin Drejtorisë Kundër Krimit Financiar, e cila në fakt nuk ka asnjë tagër të hetojë policët dhe procedurat e ndjekura nga policët pasi kjo është një kompetencë ekskluzive e strukturës së SHKB-së.
Kontrabanda
E gjithë historia e gjashtë kamionëve të sekuestruar me krom është konsumuar në pak orë. Më datën 16 prill rreth orës 01:30 pas mesnate në segmentin rrugor Miniera e Kromit-Bulqizë-Qafë Buall në vendin e quajtur "Zona e Parë" është konstatuar lëvizja e gjashtë automjeteve me tonazh të rëndë, të ngarkuara me mineral kromi dhe të pajisura me faturat e shoqërimit të mallit me peshën përkatëse specifike për secilin automjet. Pas kontrollit paraprak të kamionëve si dhe të dokumenteve shoqëruese është krijuar dyshimi se ngarkesa në kamionë ishte shumë më e madhe sesa ajo që deklarohej në fletën shoqëruese të mallit. Më pas është kryer procedura e peshimit të secilit mjet në ambientet e kompanisë ACR në Bulqizë. Nga procedura e peshimit e cila është dokumentuar me një procesverbal ligjor, ka rezultuar se kishte një diferencë drastike të mineralit të kromit të ngarkuar "de fakto" dhe mineralit të deklaruar "de jure" në fletët e shoqërimit të kamionëve. Në mjetin e parë ka rezultuar 14 ton më tepër, në mjetin e dytë 21 ton më tepër, në mjetin e tretë 23 ton më tepër, në mjetin e katërt 20 ton më tepër, në mjetin e pestë, 22 ton më tepër dhe në mjetin e gjashtë 12 ton më tepër. Në total të gjashtë kamionët kishin 112 ton të padeklaruar ngarkesë kromi, 112 tonelata të dyshuara kontrabandë vetëm në një rrugë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com