TIRANË - Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar shtimin e 17 zyrave noteriale në gjithë Shqipërinë, 11 prej tyre vetëm në Tiranë. Ndërsa, zyrat noteriale që pritet të shtohen në rrethe janë: 2 në Bashkinë Durrës dhe po aq në Bashkinë Elbasan. Gjithashtu, urdhërohet të shtohet nga një zyrë noteriale në bashkitë: Çorovodë, Cërrik, Lezhë, Fier, Kamëz dhe Delvinë. Kështu, në kryeqytet, numri i zyrave noteriale parshikohet të jenë 182 për dy vitet e ardhshme, pas shtimit të 11 zyrave të rejave.
Referuar urdhërit të Manjanit, botuar dje në Fletoren zyrtare, numri i zyrave noteriale në të gjithë vendin shkon në 460. Kuotë kjo, që sipas ligjit aktual, do të qëndrojë e ngrirë për dy vitet në vijim, deri në një tjetër urdhër nga Ministri i rradhës i Drejtësisë. Numri i mëparshëm i zyrave noteriale në gjithë vendin ka qenë 443, kuotë kjo e vendosur me urdhër të ministrit të Drejtësisë që daton më 9 prill të vitit 2013. Asokohe, këtë post e mbante Eduard Halimi, aktualisht deputet i Partisë Demokratike.
Procedurat
Aktualisht, ligji në fuqi parashikon që numri i zyrave noteriale të vendoset çdo 2 vjet me një urdhër të ministrit të Drejtësisë. Sipas legjislacionit në fuqi, “ministri i Drejtësisë, në bazë të numrit të popullsisë dhe të vëllimit të punës së veprimtarisë noteriale, pasi të ketë marrë mendimin me shkrim të Dhomës Kombëtare të Noterisë, cakton çdo dy vjet numrin e përgjithshëm të noterëve për çdo rreth gjyqësor, si dhe mbulimin përkatës për çdo bashki, së bashku me njësitë administrative pranë saj”, thuhet në urdhërin e ministrit. Aktualisht, numri i përgjithshëm i noterëve është 443.
Ky numër është vendosur me një urdhër nga ish-ministri demokrat i Drejtësisë, Eduard Halimi, më 9 prill të vitit 2013. Meqë kanë kaluar 2 vite nga urdhëri i mëparshëm dhe në kaudër të ndryshimeve të bëra me reformën territoriale, është e nevojshme rishikimi i numrit të noterëve, arsyeton Manjani. Sipas urdhërit të kreut të Drejtësisë shqiptare, që hyn në fuqi menjëherë, ky shtim i zyrave noteriale, bazohet në “numrin e popullsisë së bashkisë, së bashku me njësitë administrative rreth saj” si edhe “vëllimin e punës së veprimtarisë noteriale”.
“Në lidhje me kriterin e parë, Ministria e Drejtësisë është referuar në të dhënat zyrtare që publikon Instituti i Statistikave (INSTAT). Ndërkohë, në lidhje me kriterin e dytë, janë përdorur të dhënat për veprimtarinë noteriale të dërguara nga Dhoma Kombëtare e Noterisë, si dhe nga Regjistri Noterial Shqiptar (RNSH)”, spjegohet në urdhërin e Ministrit.
Numri i noretëve për dy vitet e ardhme bazuar në urdhërin e ri
Berat 8
Ura Vajgurore 1
Kuçovë 1
Çorovodë 1
Peshkopi 3
Burrel 2
Bulqizë 2
Durrës 46
Manëz 1
Sukth 2
Shijak 5
Rashbull 1
Krujë 2
Fushë-Krujë 2
Elbasan 25
Cerrik 1
Gramsh 2
Peqin 1
Librazhd 3
Fier 22
Patos 1
Levan 1
Lushnje 10
Divjakë 1
Ballsh 2
Gjirokastër 6
Dropull i Sipërm 1
Tepelenë 2
Përmet 2
Korçë 7
Maliq 1
Ersekë 1
Pogradec 6
Bilisht 2
Kukës 5
Bajram Curri 4
Lezhë 8
Rrëshen 2
Laç 6
Shkodër 20
Pukë 2
Koplik 1
Tiranë 182
Kamëz 5
Vorë 2
Farkë 3
Kashar 1
Paskuqan 1
Kavajë 8
Rrogozhinë 1
Vlorë 22
Himarë 1
Novoselë 1
Qendër-Vlorë 1
Sarandë 9
Delvinë 1
Vendet vakante për çdo njësi të qeverisjes vendore
Bashkia Çorovodë 1
Bashkia Durrës 2
Bashkia Cërrik 1
Bashkia Elbasan 2
Bashkia Lezhë 1
Bashkia Fier 1
Bashkia Tiranë 11
Bashkia Kamës 1
Bashkia Delvinë 1
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com