Pas Komisonerit kundër diskriminimit dhe komuniteteve fetare në Shqipëri, lidhur me posterat fyes të vendosur nga kandidati Belind Këlliçi në rrugët e Tiranës ka reaguar dhe Urdhri i Psikologut.
Përmes një komunikate zyrtare, Urdhri i Psikologut nënvizon se vendosja e postarave të tillë ku tregohet gishti i mesit në hapësira publike janë mesazhe fyese, denigruese dhe me përmbajtje bullizuese, të cilat jo vetëm që nuk janë etike, por mbi të gjitha bëhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë shembull i reagimeve të papërmbajtura, bullizuese dhe fyese në popullatë.
'Duke marrë shkas nga një poster i vendosur sot në rrugët kryesore të kryeqytetit, si pjesë e fushatës politike për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Urdhri i Psikologut bën me dije: Mesazhe fyese, denigruese dhe me përmbajtje bullizuese, jo vetëm që nuk janë etike, por mbi të gjitha bëhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë shembull i reagimeve të papërmbajtura, bullizuese dhe fyese në popullatë. Mesazhet që përcillen, nuk kanë target vetëm njerëzit e rritur, që arrijnë t'i seleksionojnë, por edhe fëmijët, për të cilët bëheni, me dashje ose pa dashje, modele që duan të ndjekin.
Lutemi mbani në konsideratë në çdo mesazh që përcillet në rrugët kryesore të qytetit, si dhe në televizionet publike, apo kudo tjetër, se informacioni që përçohet duhet të jetë etik. Pas gjithë fushatave që ndërmerren nga shoqëria civile, media, shkolla etj., kundër mesazheve bullizuese, është e paparanueshme që të promovojmë mesazhe të tilla në billborder-at e kryeqytetit. Nuk mund të kërkojmë të ndërtojmë vlera mbi antivIera.'- thuhet në reagimin e Urdhërit të Psikologut.
Lajmi kryesor:
Belind Këlliçi nxjerr gishtin e mesit në publik! Reagojnë ashpër qytetarët, komunitetet fetare dhe institucionet: E papranueshme, ofenduese e anti vlerë
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
52.7%
-
Jo
42.2%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1949
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Carlo Bollino: Ja si Belind Këlliçi bën sot rolin e fuksit të Berishës, si dikur spiunët e Sigurimit
27 Janar, 15:50
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk
27 Janar, 15:09
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
Vrasja e postierit në Kamzë, arrest me burg Eduard Lamit! Arma dhe gëzhojat dërgohen në laborator shkencor
27 Janar, 10:29
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
Yzberisht/ Djali qëllon me thikë të dashurin e mamasë, pas sherrit në banesë, arrestohet (EMRAT)
26 Janar, 17:26
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18