“Reformimin e shërbimeve publike dhe do vijojë më tej me organizmin e personelit. Jemi të vetëdijshëm për shërbimin që ofrohet sot, që ka qenë poshtë kërkesave të qytetarëve. Zhdukja e çdo rasti korruptim na çoi sot në hapjen e konkursit. Që të kemi në krye të zyrave të hipotekave shërbyes të qytetarit dhe jo shërbyes të partive politike. Ftojmë gjithë qytetarët që mendojnë se përmbushin kriteret të bëhen pjesë e kësaj reforme që sapo ka filluar. Procesi do të jetë transparent për të zgjedhur profesionistët dhe personat e përshtatshëm. Konkursi është hapi i parë që po hedhim”, tha Gjonaj.
Ndërkohë, Hipotekat kanë qenë në vëmendje të kryeministrit Edi Rama, i cili menjëherë pasi mori timonin drejtues i vetëm, duke fituar bindshëm në zgjedhjet e 25 qershorit, kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të Hipotekave. Ai i mblodhi zyrtarët e Hipotekave në Kryeministri dhe iu bëri një sërë kritikash të drejtpërdrejta, duke kërkuar dhe largimin e tyre brenda një afati të shkurtër.
Ndërkohë, një ditë më parë, në mbledhjen me grupi parlamentar të PS, Rama urdhëroi emërimin e çdo drejtori vetëm përmes konkursit.
“Harrojini emerimet e drejtoreve. Do te jene me konkurs. Na propozoni emra, por po fitoi ndonje tjeter me i mire, mos me hyni mik. Rekrutojini me parti, pasi te behen drejtorë pas konkursit”, tha Rama.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

VIDEO









