TIRANE-Asambleja e Urdhrit të Stomatologut është tërhequr nga vendimi për rritjen e tarifave dentare që u miratua në fund të vitit të kaluar.
Vendimi është marrë dje në asamble nga anëtarët e Urdhrit të Stomatologut në mënyrë unanime pas reagimit të ministrisë së Shëndetësisë që e dërgoi cështjen në Gjykatën Administrative dhe publikut.
Me vendimin e miratuar në fund të vitit të kaluar tarifat rriteshin 100%. Për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, përpara 1 janarit, pacientët duhet të paguanin 2,000 lekë, ndërsa me çmimin dysheme që kishte vendosur Urdhri i Stomatologut, pacientët duhet të paguanin 4,000 lekë, ose dyfish.
Ndërkohë që Autoriteti i Konkurrencës vendosi nisjen e një hetimi paraprak lidhur me vendimin e Urdhrit të Stomatologëve për dyfishimin e çmimeve për 13 shërbime dentare.
Por pas reagimeve të shumta, asambleja e Urdhrit të Stomatologut dje është tërhequr nga vendimi, ç'ka do të thotë se tarifat dentare do të jetë si më parë.
-
Para 10 vjetesh nuk kishin brek në byth tani u hapen bythesh meqënëse ka kerkesa edhe nga jashtë. Evgjiti kur ka kos lyen e mythen.. Po u rrit çmimi unë do jem I pari që do shkul gjith dhembet. Keshtu nuk do kem nevojë të më zhvatin. Më mirë pa dhëmbë në goje si plakë se sa të majmen bajgat dentistë!
Përgjigju -
Rrisni cilesine pastaj cmimin
Përgjigju









Komente
Komento