Prej ditës së mërkurë Policia e Shtetit ka nisur një operacion për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni i urdhëruar nga Ministri i Brendshëm, i cili është shtrirë në të gjithë vendin ka për qëllimin evidentimin dhe shkatërrimin e farishteve dhe kubikëve që mund të kultivojnë bimët narkotike.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se po kontrollohen sera, farishte, ish-depot e ushtrisë, tunele e banesa të braktisura.
Policia po fotografon godinat e braktisura dhe serat për të parë nëse do të kultivohet ose jo kanabis.
Në operacionin e policisë do të angazhohet edhe një helikopter, për të monitoruar nga ajri situatën.
Policia e Shtetit u ka kërkuar drejtorive rajonale që të kontrollojnë zonat me risk ku mund të mbillet kanabis si dhe t’i mbajnë nën vëzhgim ato.
“Kontrollet më pas do vijojnë në ambiente të hapura, në ambiente banesash mbi bazë informacionesh që po grumbullon Policia. Në operacion janë angazhuar mijëra punonjës Policie në të gjithë vendin ku në grupet e monitorimit marrin pjesë drejtues të Policisë së Shtetit si dhe të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave”, thotë në një njoftim Policia e Shtetit.
Ky aksion i Policisë po bëhet për faktin se kjo është periudha që fillon kultivimi i kanabisit, duke mbjellë farat dhe më pas bima mbillet në mjedise të hapura.
Kontrollet e policisë do të shtrihen edhe në farmacistë bujqësore që shesin pesticide.
Gjithashtu do të vëzhgohen edhe kompanitë që sjellin fara nga jashtë, pasi mund të fusin në Shqipëri edhe farën e Kanabisit.

Redaksia Online
Al.N.Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO