Urdhri i Ardi Veliut: Nuk ka fonde! Ditë pushimi për orët shtesë në polici

Urdhri i Ardi Veliut: Nuk ka fonde! Ditë pushimi për orët shtesë në polici

Kryepolici Ardi Veliu i kërkon vartësve të tij të shmangin orët shtesë të punës në radhët e efektivëve të Policisë së Shtetit, kjo për faktin se fatura financiare për mbikohën e punës është e papërballueshme. Madje, në shkresën drejtuar vartësve me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit e cila mban datën 1 shkurt, thuhet se në buxhetin e Shtetit për vitin 2019, nuk përcaktohet në asnjë njësi fatura për orët shtesë.

Në këto kushte, kryepolici Veliu kërkon të mundohet të shmanget puna e punonjësve të policisë jashtë orarit. Po ashtu, ai kërkon që asnjë efektiv i policisë të mos kryejë punë shtesë nëse kjo detyrë jashtë orarit nuk shpërblehet me ditë pushimi. Vetëm në kushte të veçanta dhe specifike ku është i pamundur dhënia e ditëve të pushimit, atëherë të bëhet kompensim financiar.

Sipas shkresës së drejtorit të Policisë së Shtetit dërguar drejtorive vendore, për të gjitha rastet e orëve shtesë, grupet e veçanta të punës, duhet që brenda datës 20 të çdo muaji të shpallin listat për llogari të orëve shtesë në dy muajt paraardhës.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 12/02/2019 17:57

    E bejne kaq cunat per partine...Te bej ndonjeri llafe se kane vetingun para...

    Përgjigju
  • Tironsi: 12/02/2019 17:55

    TI NUK JEP LEKET POLICEVE QE E KANE RROGGEN 40.000 LEKE E RRIN NE SHI , DJELL , TFTOHT RRUGEVE... O I DEGJENERUAR PSE NUK UL RROGEN TENDE QE E KE 140.000 LEKE E RI NZYRE NE KONDICIONER..... ME CA TE DREJTE DEL TI MBI KODIN E PUNES ME I MBAJT LEKET CDO POLICI.... DHE MBI CDO VKM. KJO ESHTE ABUZIM ME DETYREN... TEJKALIM KOMPETENCASH... SANDER LESHI TFLASI ME KET ORDINER. SE POLICAT DO FILLOJN PRAP 1 PER SALEN E 5 PER LALEN.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 12/02/2019 15:40

    Nuk ka polici ne bote qe nuk punon jashte orarit dhe qe nuk paguhet!! Kjo do te thote qe ju punoni jashte orarit por shteti nuk do ju paguaje!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?