TIRANË, 21 Dhjetor/ATSH/.- Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri inaguruan përfundimin e punimeve të një ure baily në komunën Kushovë të Gramshit.
Ura, e ndërtuar nga Forcat e Armatosura në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak, i shërben katër fshtrave të kësaj komune dhe gjashtë fshtarave të Beratit, duke u ardhur në ndihmë plot 3000 banorëve të kësaj zone të vështirë.
Kryekomunari i Kushovës, Xhevahir Bora nënvizoi se ndërtimi i kësaj ure është i një rëndësie të madhe pasi lehtëson maksimalisht jetesën në këtë zonë. Ministrja Kodheli u shpreh se Forcat e Armatosura do të jenë prezente sa herë që do të ketë nevojë komuniteti. "Sot fëmijët nuk do të kalojnë në lumë për të shkuar në shkollë", tha Kodheli, pasi u njoh me rrugën e vështirë që bënin banorët për të komunikuar mes tyre.
Ministri i Energjetikës shprehu angazhimin e qeverisë për të mbështetur me projekte komunitetin gramshiot, i cili për vite ka qenë i harruar nga qeverisja e mëparshme.
Në fund të ceremonisë, ministrja e Mbrojtjes u nderua me titullin "Nderi i Komunës Kushovë" me motivacionin "për përmirësimin e infrastrukturës në komunën Kushovë". /a.s//m.m/