COVID-19 në Shqipëri/ 1071 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orët e fundit! Humb jetën shoferi i ambulancës në Gramsh

COVID-19 në Shqipëri/ 1071 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orët e fundit! Humb jetën shoferi i ambulancës në Gramsh

Spitali Infektiv

Koronavirusi në vendin tonë vijon të shënojë shifra të larta. Këtë të premte, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 1071 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit.

Tirana është me numrin më të lartë të të infektuarve ku sot u raportuan 397 raste të reja. Edhe numri i viktimave sërish është i lartë.

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID 19 qytetarë të tjerë duke e çuar bilancin total të viktimave në 1.636.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe janë shëruar 930 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 61,605 që nga fillimi i epidemisë.

E vështirë mbetet situata e personave të shtruar në spitale. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Sot procesi i vaksinimit është shtrirë dhe në Fier. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1128 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4177 vaksina antivCOVID.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Në 24 orët e fundit janë kryer 3848 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1071 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

397 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Fier, 51 në Gjirokastër, 49 në Shkodër, 36 në Lezhë, 35 në Korçë, 34 në Kavajë, 33 në Elbasan, 30 në Krujë, 25 në Sarandë, 24 në Berat, nga 18 raste në Durrës, Lushnje, 15 në Devoll, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, Mat, 12 në Delvinë, 10 në Kukës, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Dibër, Peqin, Bulqizë, 7 në Has, nga 5 raste në Tropojë, Pogradec, Kolonjë, nga 4 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, nga 2 raste në Mirditë, Ura Vajgurore, Shijak, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 930 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 61,605 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

COVID-19 – Statistika (19 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1071
Të shëruar në 24 orë        930
Të shtruar në spitale         618
Humbje jete në 24 orë        19
Testime ditore                 3848
Testime totale            432,502
Raste pozitive              97,909
Raste të shëruara       61,605
Raste Aktive                34,668
Humbje jete                   1,636

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        21173
Fier              2809
Vlorë            1756
Durrës         1735
Shkodër      1430
Elbasan       1109
Lezhë          1021
Korçë          1022
Berat             967
Gjirokastër    884
Kukës           409
Dibër             353

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:06
U infektua me COVID në krye të detyrës, humb betejën shoferi i ambulancës në spitalin e Gramshit

Nazmi Xhaferri, shoferi i ambulancës në spitalin e Gramshit sot ka humbur betejën me COVID.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije drejtoria e spitalit të Gramshit me anë të një postimi në “facebook”, ku shkruan se Xhaferri u bë heroi i parë në këtë spital, që ka humbur betejën me virusin, pasi u infektua në krye të detyrës.

"Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së një prej punonjësve shembullorë të Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19 në krye të detyrës. I ndjeri u bë heroi i parë ( me shpresën edhe i fundit) i personelit të Spitalit Gramsh, të cilët me vetëmohim kane qe nga fillimi i kësaj lufte që janë gadishmëri çdo dite përballë kësaj pandemie.

Familjarët, kolegët dhe dashamirësit përcjellin sot një njeri me shumë vlera dhe kontribut në shoqerine tonë duke mos i harruar sakrificat, punën dhe mirësinë që ka percjellë midis tyre. Le të shërbejë kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shëndetësisë duke iu drejtuar qytetarëve qe të tregojnë kujdesin e nevojshëm për të shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat janë të paimagjinueshme", shkruan drejtori i spitalit.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gasmend: 20/02/2021 01:27

    Cdo dite vdesin mbi 12 veta edhe akoma jemi ne fillim. Me kete ritm te vaksinimit qe sic thot qeveria do mbaroj per 2 vjet, atehere i bie qe do humbasin shume njerzit qe skan shans te vaskinohen. Shikoni Hungarin qe eshte anetar e BE's we bleu 500.000 doja nga Kina, ne cfar po presim?

    Përgjigju
  • Sefgjini: 19/02/2021 18:05

    Albin Kurti kryen veprime si Tramp i SHBA. SHBA eshte shtet gjigand dhe nuk ka nevoje per ndonje shtet tjeter, por Albin Kurti eshte nje pike uje ne nes te oqeanit. Duhetvte veproje sic i thite SHBA dhe BE e ne plan te pare duhet re kete buseden me Serbine. Nje komshi i mire dhe i forte e bene shtepine te forte. Me shume miq dhe asnje armik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori