Urgjenca e QSUT pjesërisht jashtë funksionit/ Rastet dërgohen tek Trauma dhe Sanatoriumi

Prej datës 11 shkurt, urgjenca e sëmundjeve të brendshme në QSUT, vijon të jetë pjesërisht jashtë funksionit për shkak të një zjarri që ra në një dhomë ku ndodheshin serverat në katin minus një të godinës së re.

Rastet e urgjencës dërgohen tek spitali i Traumës dhe Sanatoriumit, ndërsa rastet sensitive trajtohen tek urgjenca. Sipas një grafiku, ne spitalin e Traumës dhe Sanatoriumit dërgohen edhe bluzat e bardha të specializuar për urgjencat e sëmundjeve të brendshme. Ndërkohë për  të gjithë ata qytetarë që vijnë personalisht në urgjencë, është një staf i cili i orienton që të shkojnë tek Trauma ose Sanatoriumi.  

Ndërkaq, qytetarët e Gjirokastrës, Vlorës , Fierit e Beratit do marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brendshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial, ndërsa urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Konkretisht, në urgjencën e QSUT sillen urgjencat neurologjike dhe urgjencat gastrointestinale, ndërsa të shtunë dhe të dielë i shtohen urgjencat kirurgjikale. Ndërsa gjatë ditëve të javës, urgjencat kirurgjikale dërgohen tek Trauma.

Kurse urgjencat kardiake dërgohen tek Sanatoriumi.

Urgjenca është e hapur për çdo lloj urgjence, por në kushte stabël të pacientit, sipas problematikës dërgohen në spitalet përkatëse të sipërpërmendura.

Pyetur nga Report Tv se kur do ti kthehet plotësisht  normalitetit urgjenca e re që ka vetëm një vit e inaguruar, Ministria e Shëndetësisë të vetmen përgjigje që jep është: Shumë shpejt. Pra, nuk ka një datë të saktë.

Me datë 2 mars Prokuroria e Tiranës regjistroi procedim penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për zjarrin në Urgjencën e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’.

Ky procedim penal, është regjistruar pa persona në hetim, ndërkohë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Ndërkohë nga akt-ekspertiza e cila u zbardh ditë më parë nga Report Tv e shqiptarja.com mësohet se shkak i zjarrit që ra në katin -1 të Urgjencës së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” u bë një keqfunksionim i baterive. Akt ekspertiza e konsideron zjarrin aksidental.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë