Urimet më speciale të Elton Dedës
për ditëlindje, nëna e tij dhe Edi Rama
Elton Deda feston sot 43-vjetorin e lindjes. Mes shumë dhuratave dhe urimeve që mund të ketë marrë këtë ditë, artisti shqiptar zgjodhi të ndajë dy me ndjekësit e tij: atë të nënës së tij dhe atë të...Edi Ramës.
Elton Deda feston sot 43-vjetorin e lindjes. Mes shumë dhuratave dhe urimeve që mund të ketë marrë këtë ditë, artisti shqiptar zgjodhi të ndajë dy me ndjekësit e tij: atë të nënës së tij dhe atë të...Edi Ramës.
"Ja edhe dhurata e kryeministrit, fotografuar pranë kasës fiskale që të rrimë rehat nga tatimet...( po ça flas dhe unë...). Nuk harron kurrë. Respekt," shkroi kantautori krah një fotoje ku shfaqej kasa fiskale dhe një çantë kartoni e dërguar nga kryeministri Rama.
Nuk e dimë nëse fotoja e publikuar ishte në kuadrin e ironisë apo Deda ka marrë realisht një dhuratë nga Kryeministri, pasi vetëm pak kohë më parë artisti është shprehur i revoltuar për një situatë të krijuar në lokalin e tij këtu në kryeqytet.
Një tjetër urim shumë i ndjerë drejtuar këngëtarit, ishte ai i nënës së tij. "Edhe 100 zemër, prita orën 5 se në këtë orë ke lindur dhe ulërite për herë të parë me sa kishe në kokë, të uroj gjithë të mirat e botës, paç shëndet, jetë të lumtur shpirtërore dhe sa më shumë të mira materiale që ta gëzosh këtë jetë, puç, mami." Deda shpërndau urimin në Facebook duke marrë një sërë komentesh uruese nga miqtë dhe ndjekësit e tij.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
101/2
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
64.6%
-
Edi Ramën
29.5%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 6647
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vijon thyerja e xhamave të reklamave, Bardhi dhe Noka udhëheqin turmën tek Pazari i Ri! Gazi lotsjellësi i përzuri nga Kuvendi
7 Tetor, 21:01
-
Protestuesit bllokojnë ambulancën në rrugë, nuk e lejojnë që të lëviz dhe e gjuajnë
7 Tetor, 20:59
-
Iu afruan Kuvendit, hidhet gazlotsjellës ndaj protestuesve
7 Tetor, 20:49
-
FOTO/PD protestë me molotov, qytetari merr flakë gjatë tubimit
7 Tetor, 20:44
-
Ylli Pata: Molotovët e bindjes ndaj katit të tetë
7 Tetor, 20:40
-
Deputeti Erjon Braçe ironizon protestën: Këta kaq janë, populli i braktisi edhe një herë! Kanë ndryshuar, nga vrasja me armë, te ajo me Molotov!
7 Tetor, 20:38
-
U lënduan gjatë protestës, 2 efektivë policie përfundojnë në spital
7 Tetor, 20:30
-
Të udhëhequr nga Bardhi dhe Noka, protestuesit thyejnë xhamat e disa reklamave në trotuare
7 Tetor, 20:28
-
PAMJET/ Protestuesit shembin edhe gardhin betono-metalik të Bashkisë
7 Tetor, 20:22
-
PD protestë me molotovë, 10 policë të lënduar! Policia thirrje protestuesve: Ndaloni sulmet
7 Tetor, 20:21
-
Pamjet me dron të Report Tv/ I vihet zjarri selisë së PS nga protestuesit e PD! Policia i shpërndan me gaz lotsjellës!
7 Tetor, 20:13
-
Ilir Yzeiri: Rri e rri e trazo hirin
7 Tetor, 20:12