'Urimet më të mira popullit mik', Begaj telegram Erdoganit për 100 vjetorin e Republikës: Marrëdhëniet mes dy vendeve dy vendeve kanë hyrë në fazë të re dinamike

'Urimet më të mira popullit mik', Begaj telegram Erdoganit për 100 vjetorin e Republikës: Marrëdhëniet mes dy vendeve dy vendeve kanë hyrë në fazë të re dinamike

1698576656_bajrambegaj.jpg

Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar një telegram urimi liderit turk, Recep Tayyip Erdogan me rastin e 100-vjetorit të Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë.

 “Në këtë ditë të shënuar për vendin Tuaj vlerësoj me shumë kënaqësi, se marrëdhëniet e partneritetit strategjik midis dy vendeve tona kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike, jo vetëm në dimensionin e dialogut politik, por edhe në çdo fushë të bashkëpunimit dypalësh”- shprehet Presidenti Begaj në këtë telegram.

Presidenti shprehet "besimplotë mbi të ardhmen e shkelqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve të cilët gjithashtu shënojnë sivjet  100  vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike - shprehje kjo e angazhimit tё pёrbashkёt qё nё krye tё herёs". Presidenti i Republikës thekson se "Republika e Shqipërisë dhe populli shqiptar çmojnë kontributin personal  të zotit Erdogan dhe të Republikës së Turqisë për mbështetjen e vyer e të vazhdueshme".

"Mirënjohje të thellë për mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite", shton ai.


Lajmi kryesor:

100 vjet nga themelimi i Republikës së Turqisë, Begaj telegram urimi Erdogan: Marrëdhëniet Tiranë-Ankara, në një fazë të re dinamike


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit