Urimet për festat, kartolinat online
pushtojnë kartolinat e postës

Urimet për festat, kartolinat online<br />pushtojnë kartolinat e postës
TIRANE- Urimet të dërguara nëpërmjet kartolinave të postës janë zbehur duke u zëvendësuar me kartolinat elektronike nëpërmjet rrjeteve sociale.
 
Kështu janë përhapur shumë kartolinat rrjetin social më të populluar “Facebook”.
 
Kaq shumë janë përhapur urimet në saqë vetë organizatorët e këtij rrjeti social kanë ofruar dhe një opsion të dërgimit të kartolinave online në kohë reale për të gjithë miqtë.
 
Mjafton që në një kartolinë elektronike me një urim për një vit 2014 të mbarë duke i bërë miqve virtual “tagg” kartolina publikohet njëkohësisht në të gjithë muret e tyre të profilit.
 
Qytetarët shprehen se kartolinave të postës u ka ikur koha duke u zvendësuar në ditët e sotme nga kartolinat nëpërmjet rrjeteve sociale.
 
Por ka dhe nga ata të cilët janë në një moshë më të vjetër të cilët shprehen se i preferojnë ende kartolinat.
 
Ndërsa nëpër librari nuk mund të gjesh një shumëllojshmëri të kartolinave të dikurshme. Mimoza, shitëse në një librari shprehet se kërkesa për kartolina është mjaf e ulët.
 
Edhe politikanët po preferojnë gjithnjë e më tepër urimet nëpërmjet “Facebook”. Urimi për festat e fundvitit nga kryeministri Edi Rama erdhi duke shfaqur urimet e gjithë kabinetit të ministrave të qeverisë nga një kartolinë-video. Ndërsa Sali Berisha preferoi një foto të familjes së tij duke shprehur një urim të përzemër për të gjithë familjet shqiptare.
 
Redaksia Online
(m.z/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit