Urimi i Çuçit si ministër fuqiplotë për tërmetin dhe i bujqësisë: Rindërtimi sfida e madhe, askush s'do jetë vetëm

Urimi i Çuçit si ministër fuqiplotë për tërmetin dhe i bujqësisë: Rindërtimi sfida e madhe, askush s'do jetë vetëm

Një bilanc për vitin që lamë pas dhe një premtim se 2020 do jetë më i mirë. Ky urim i Bledi Çuçit vjen si një ministër i Bujqësisë dhe ministri fuqiplotë, që drejton operacionin për tërmetin. Me një ndjesë për fermerët, ai u ka dedikuar vëmendjen më të madhe banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra persona në qiell të hapur.

Ai premton se qeveria nuk do të braktisë askënd në këto momente të vështira për ta kapërcyer së bashku këtë tragjedi, e ndërsa ka një urim ndaj qindra punonjësve të kërkimit dhe shpëtimit, Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile, Policisë së Shtetit, personelit të urgjencës, profesionistëve të mjekësisë dhe çdo personi që kontribuoi në mbrojtjen e jetëve

“Ne eksportuam këtë vit 20% më shumë produkte produktet bujqësore dhe blegtorale krahasuar me një vit më parë. Për herë të parë shpërndamë përmes programit IPARD grande për financimin në bujqësi e blegtorisë, më një vlerë 40 milionë euro. Mbi 9000 mijë fermerë përfituan ndihmë nga skema kombëtare e mbështetjes. Por, të dashur fermerë dhe sipërmarrës jam i sigurt se kamë mirëkuptimin tuaj që sot t’ju drejtohem, së pari mbi të gjitha motrave dhe vëllezërve tanë të cilët në 26 nëntor u tronditën më së shumti  nga tërmeti që goditi rajonin e Durrësit, Tiranës e Lezhës. Ky akt i dhunshëm dhe i pamëshirshëm i natyrës shkaktoi, fatkeqësi, humbjen e 51 jetëve dhe la pas shkatërrimin dhe vuajtje të mëdha. Të gjithë jemi prekur thellë nga kjo ngjarje dhe jetojmë përditë me dhimbjen dhe vuajtjen tuaj.

Por sot dua të ndajë me ju besimin e palëkundur se së bashku do t’ja dalim dhe do ta mundim këtë fatkeqësi natyrore. Lajm i mirë është se shkatërrimi dhe rrëzimi i ka hap tashmë rrugë dallimit të një udhëtimi të gjatë, por të sigurt. Ky është udhëtimi që na çon nga gërmadhat dhe dëshpërimi drejt shpresës dhe mundësive të reja. Do jetë një udhëtim i vështirë, por ringritja është e sigurt për Durrësin, Tiranën, Vorën, Shijakun, Kurbinin, Lezhën dhe çdo zonë të prekur. Në emër të qeverisë më lejoni t’ju siguroj se askush nuk do të ecë i vetëm në këtë rrugëtim. Çdo shqiptarë është sot krah jush. Të dashur bashkëqytetarë. Sot dua të përulem me respekt e t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë qindra punonjësve të kërkimit dhe shpëtimit, Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile, Policisë së Shtetit, personelit të urgjencës, profesionistëve të mjekësisë dhe çdo personi që kontribuoi në mbrojtjen e jetëve, në shpëtimin e bashkëqytetarëve të mbetur në rrënojat e shkaktuara nga tërmetit dhe në trajtimin e të lënduarve. Faleminderit nga zemra këtyre heronjve të vërtetë mes nesh. Dua gjithashtu të falenderoj partnerët tanë të vyer ndërkombëtarë si dhe organizatat jofitimprurëse ndërkombëtare dhe shqiptare për gatishmërinë dhe ndihmën e tyre të pakursyer që prej momentit të parë dhe në çdo hap të përballjes me pasojat e tërmetit. Rndërtimi i jetëve të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore do jetë sfida kryesore gjatë vitit që po vjen.

Por së bashku do t’ia dalim. Do të rindërtojmë banesat e dëmtuara e të shkatërruara e bashkë me rindërtimin, do t’ju kthejmë jetën dhe do t’ju ringjallim shpresën familjeve, komuniteteve dhe qytetarëve për t’i kapërcyer këto sfida e për të ecur përpara dhe më të fortë. Gëzuar Vitin e Ri 2020! Qoftë ky vit i mbarë për secilin nga ju, për njerëzit tuaj të dashur", shkruan Çuçi. 


Lajmi kryesor:

Politika uron 2020-ën/ Basha: 26 nëntori gjunjëzoi vendin! Mos e humbisni shpresën, bashkë sjellim Shqipërinë e mundësive


B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)