Urimi i Ipeshkvvit për Krishtlindje
'Në Kosovë ka bashkëjetesë fetare'

Urimi i Ipeshkvvit për Krishtlindje<br />'Në Kosovë ka bashkëjetesë fetare'
PRISHTINE - Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga kremtimi i meshës së shenjtë, udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve në Kosovë, imzot Dodë Gjergji dha mesazhe paqeje duke përcjellë edhe atmosferën nga Kisha Katolike në Kosovë e cila është përgatitur me shumë gëzim dhe dashuri për natën e lindjes së Krishtit.

“Porosia ime është që të gjithë të jenë më shumë të drejtë, më shumë të kenë paqe, më shumë të kenë gëzim, më shumë të jetojnë pranë njëri tjetrit pa i pas frikën, por duke i dhënë kontributin e vetvetes që për të gjithë të jetë Kosova një ambient, në të cilin do të mund të jetojnë të gjithë me gëzim, dashuri dhe në paqe”. tha ai

Imzot Dodë Gjergji foli për një marrëdhënie të mirë ndërfetare në Ballkan dhe respektimin e lirisë fetare në Kosovë. 

“Unë mendoj që në Kosovë ka liri të mjaftueshme për gjitha bashkësitë fetare, nevojitet që të kultivojmë më shumë tolerancën ndërfetare te botëkuptimi i njeriut tonë, dhe të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, dhe të vazhdojmë institucionalisht një dialog të sinqertë. Sigurisht që bashkëpunimi i jonë është shumë i mirë dhe i qëndrueshëm, dhe ne kudo që jemi sikur në Shqipëri, Serbi, si në Kosovë, si në Maqedoni, si në Mal të Zi, në të gjitha vendet e botës ne dëshirojmë të jemi kontribut për paqe dhe për dashuri në mes të njerëzve”. u shpreh Ipeshkvi

Kisha Katolike në Kosovë sipas imzot Gjergjit është prezente në maksimumin e vet dukë dhënë dëshmi paqeje, pajtimi dhe bashkëjetese. Ipeshkvi i Kosovës organizon sot në rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovë një pritje solemne tradicionale për të mbajtur në mesnatë meshën e natës së Lindjes së Krishtit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin