TIRANE - Ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko i është bashkuar urimeve të shumta për qytetarët e Kosovës në ditën e pavarësisë në përvjetorin e 8-të. Deputeti socialist e quan një ditë të bukur për tu kujtuar, e madje sipas tij duhet nxjerrë edhe një mësim. "Ktheni kokën nga errësira nga e cila erdhët për të kuptuar më mirë të tashmen", këtë mesazh jep Majko si mundësi për zgjidhjen e ngërcit politik në shtetin e ri të Kosovës.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetin socail Facebook, Majko kujton edhe figurat që bënë histori dhe sakrifikuan për pavarësinë e vendit.
Urimi i Majkos
“Gëzuar Kosovë ditën e Pavarësisë! Ditë e bukur për tu kujtuar. Ditë e vështirë, sot, për tu festuar. Ktheni kokën nga errësira nga e cila erdhët për të kuptuar më mirë të tashmen.
Gëzuar nga zemra të gjithë Jasharëve, ata që janë mbi e nën tokën e Kosovës. Gëzuar Lladrovcëve dhe Haradinajve. Gëzuar Hashim. Gëzuar Albin. Gëzuar Ibrahim Rugova. Gëzuar Rexhep Qosja. Gëzuar Kryeministër. Gëzuar Presidente. Gëzuar Piro, nipi im prishtinas. Ju përshendes e ju përqafoj nga Tirana. Festoni, protestoni, kujtoni dhe ëndërroni, për më shumë... 17 shkurt 2016”.

LAJMET MË TË VLERËSUARA