Urimi i Monika Kryemadhit: Qoftë 2019-a viti i ndërgjegjësimit dhe revoltës qytetare

Urimi i Monika Kryemadhit: Qoftë 2019-a viti i ndërgjegjësimit dhe revoltës qytetare

Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar vitin e ri 2019. Në urimin e saj, Kryemadhi ndaj qytetarëve shqiptarë, nuk ka harruar pa përmendur edhe kryeministrin Edi Rama.

Kryemadhi në urimin e saj shkruan se është koha që të gjithë të përpiqen dhe të kontribuojnë për largimin e Edi Ramës, të cilin e cilësoi si përgjegjësin kryesor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Qoftë 2019-a viti i ndërgjegjësimit dhe revoltës qytetare, për t'i dhënë shpresë fëmijëve të shqiptarëve që Shqipëria do të bëhet një ditë vendi nga i cili jo të gjithë do të duan të largohen sa më parë. Nga mot gëzuar e me Shqipërinë që meritojmë!”

NJOFTIMI I PLOTË:

Çdo vit meriton një urim në zanafillën e tij.

Qoftë 2019 vit i mbarë dhe i begatë për shqiptarët!

Urimet e politikanëve zakonisht janë pjesë e protokolleve, që nuk lexohen asnjëherë nga fillimi në fund. Ndaj për këtë, sot si nënë, dua t'ju uroj të gjithë familjeve shqiptare; qofshi çdo ditë të vitit, që sapo ka hyrë, të paqtë e të gëzuar, iu realizofshin të gjitha dëshirat dhe ëndrrat fëmijëve tuaj. Si grua dëshiroj sa më shumë integritet e forcë për zonjat dhe vajzat shqiptare, që janë motorri dhe frymëzimi në familje dhe shoqëri. Dhe si politikane, uroj dhe shpresoj që ky vit të jetë i duhuri, për të sjellë më shumë siguri e jetë të mirë për qytetarët shaiptarë.

Shpirti i protestës shoqëroftë çdo ditë të gjithë ata që nuk mund ta durojnë më këtë qeverisje të papërgjegjshme.

Është koha që të gjithë të përpiqemi dhe të kontribuojmë për largimin e Edi Ramës, përgjegjësit kryesor për situatën e paprecedentë në të cilën ndodhet Shqipëria.

Qoftë 2019-a viti i ndërgjegjësimit dhe revoltës qytetare, për ti dhënë shpresë fëmijëve të shqiptarëve që Shqipëria do të bëhet një ditë vendi nga i cili jo të gjithë do të duan të largohen sa më parë.

Nga mot gëzuar e me Shqipërinë që meritojmë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata