'Uroj të mos përdoret për të kontestuar rezultatin!' Edvin Kulluri flet për zgjedhjet në Himarë: Votuesit me ID të skaduar, faj i opozitës

Vlore- Në Himarë ku mbahen zgjedhjet e parakohshme për të zgjedhur kryetarin e e ri të bashkisë, procesi i votimit ka vijuar i qetë. E vetmja problematikë ka qenë fakti që zgjedhësit me karta të skaduara nuk janë lejuar të votojnë. Përmes një deklarate për median, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se janë 6 mijë persona në listë të cilët kanë pasur të skaduar kartën e identitetit.

Qytetarë që kanë shkuar për të votuar dhe u është ndaluar, e quajtën një shkelje e të drejtës të tyre kushtetuese.

Por i kujt është faji?

Ish sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD, Edvin Kulluri në një intervistë me skype për Report Tv bën me faj opozitën e cila duhej të kishte ndërgjegjësuar dhe nxitur votuesit e saj të bënin kartat e identitetit.

“Duhej të kishin regjistruar votuesit e tyre që të kishin kartat ID në rregull. Partitë bëjnë një punë të jashtëzakonshme parazgjedhore. Unë kam qenë drejtues politik, kam marrë pjesë në disa fushata si koordinatorë. Patjetër këto janë elementë infrastrukturorë të domosdoshëm për një fushatë. Shtabi electoral mendon çdo detaj në një fushatë elektorale. Deri tek ushqimi i komisionerëve që numërojnë votat, transporti i votuesve që banojnë jashtë bashkisë. Në këtë rast është keqmenaxhimi i opozitës që ka lejuar një numër mbi 100  qytetarësh, në mos gaboj që të mos kenë kartë identiteti” shpjegon Kulluri.

“Uroj që kjo të mos ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të jetë një shifër shumë e vogël në raport me diferencën e votave që zgjedhjet të jenë të pakontestuara” thotë më tej ish sekretari i marrëdhënieve me publikun e PD-së

Kulluri komenon dhe kandidatët

Vangjel Tavo është kandidaturë e gabuar që do i shërbejë komunitetit, por është një kandidaturë e mirë për të zbutur marrëdhëniet e Ramës me qeverinë greke. Por ky është një gabim jo aq i madh sa vendosja e Fredi Belerit, dhe e Petro Gjikurisë, që përfaqësojnë shoqatën e pan eporiotëve. Kalojmë nga shiu në  breshër me këtë opozitë të papërgjegjshme të kandidaturave me këtë agjendë të vorio epirit, Rama po bën të njëjtin gabim që bëri Berisha, vetëm se Tavo nuk ka agjendë vorioepiriote prapa ” thotë Kulluri.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 05/08/2024 09:11

    Ne jemi një vend me demokraci të përparuar. Jo si në Itali që lejohet të votosh edhe mw abone autobusi......edhe pse mund të jetë e skaduar. Edhe me kartën e bibliotekës, edhe me lejën e armës së gjahut, edhe me çdo dokument tjetër personal që ka fotografi dhe vulë. Data e skadimit nuk shikohet fare nga autoritetet. Italianët s'marrin vesh nga DEMOKRACIA. Bravo Edi....je nona

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë