Uron Jahjaga: Koha e besimit në
vetëvete, 2015 më shumë shpresë

Uron Jahjaga: Koha e besimit në<br />vetëvete, 2015 më shumë shpresë
Është koha e besimit në vetvete dhe në shtetin që po ndërtojmë, le ta shohim Vitin e Ri 2015 me më shumë shpresë, shumë punë për të ndërtuar ëndrrën e të gjithëve për Kosovën, shtetin e së drejtës dhe shtetin e të barabartëve, shprehet Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Jahjaga, ka dhënë një mesazh urimi me rastin e Vitit të Ri 2015, duke u shprehur se “Kur të gjithë jemi mbledhur sonte me familjet dhe miqtë për të kremtuar këtë Natë të gjatë festive, dua t’ju uroj nga zemra – Gëzuar – shumë shëndet dhe shumë suksese.  Gëzuar me njerëzit Tuaj për një Vit të Ri, që shënon një fillim me mbarësi për gjithë shoqërinë”.

“Kjo është koha kur e përmbyllim një vit që ka lënë aq shumë vështirësi, kur e kemi vënë në sprovë edhe durimin, edhe besimin, edhe shpresën tuaj për shtetin tuaj, për të cilin aq shumë kanë sakrifikuar dhe të cilin Ju e keni dashur më ndryshe. Një shtet me më shumë zhvillim dhe më shumë përparim, një shtet të demokratizuar, shtetin e të gjithë qytetarëve pa dallim. Le ta shohim një vit të ri me më shumë shpresë, me më shumë dashuri për vendin dhe më shumë punë për të sendërtuar ëndrrën e të gjithëve për Kosovën, shtetin e së drejtës dhe shtetin e të barabartëve. Gëzuar për shumë mot!”, mbyll mesazhin Presidentja e Kosovës, Jahajaga.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf