Meta uron pavarësinë e Maqedonisë së Veriut: Do t’i japim shtysë pozitive procesit të integrimit

Meta uron pavarësinë e Maqedonisë së Veriut: Do t’i japim shtysë pozitive procesit të integrimit

Ilir Meta dhe Stevo Pendarovski

Presidenti Ilir Meta i ka uruar Ditën e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Presidentit Stevo Pendarovski.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se shqiptarët në Maqedoni dhe komuniteti maqedonas në Shqipëri janë vlera dhe ura të forta miqësie e bashkëpunimi.

Ai e ka uruar gjithashtu Pendarovskin për realizimin me sukses të zgjedhjeve parlamentare të korrikut të kaluar, të cilat sipas tij me siguri do t’i japin një shtysë mjaft pozitive procesit të integrimit europian të vendit tuaj, duke i shërbyer në këtë mënyrë edhe forcimit të sigurisë, paqes e prosperitetit të të gjithë rajonit.

"I nderuar Zoti President, Stevo Pendarovski,

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kam kënaqësinë e veçantë që të përcjell, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe të gjithë qytetarët e vendit tuaj mik.

Jam i lumtur të konstatoj se, falë edhe vizionit dhe interesave të përbashkëta europiane dhe euroatlantike, në tre dekadat e fundit ne kemi ndërtuar marrëdhënie shumë të mira të fqinjësisë e të bashkëpunimit në të gjitha fushat, në interesin më të mirë të të dy vendeve tona dhe qytetarëve të tyre.

Shpreh bindjen se një ndikim shumë të madh në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona ka luajtur dhe luan adresimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve ndëretnike mes shqiptarëve e maqedonasve. Shqiptarët në Maqedoni dhe komuniteti maqedonas në Shqipëri janë vlera dhe ura të forta miqësie e bashkëpunimi.

Përfitoj nga rasti t’Ju uroj gjithashtu për realizimin me sukses të zgjedhjeve parlamentare të korrikut të kaluar, të cilat me siguri do t’i japin një shtysë mjaft pozitive procesit të integrimit europian të vendit tuaj, duke i shërbyer në këtë mënyrë edhe forcimit të sigurisë, paqes e prosperitetit të të gjithë rajonit.

Ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë", shkruan Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 08/09/2020 15:53

    Meta hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë