'Urrejtja etnike' në Shkodër/ Antiterrori: Të hapen hetimet për vendosjen e kryqit serbo-malazez

'Urrejtja etnike' në Shkodër/ Antiterrori: Të hapen hetimet për vendosjen e kryqit serbo-malazez

Një tjetër seancë është zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër lidhur me çështjen e ceremonisë përkujtimore të ushtarëve serbë dhe malazezë në fshatin Gajtan të njësisë Gur i Zi. Seksioni i Anti-terrorit në policinë vendore të Shkodrës më përpara ngriti një akuzë për nxitje të urrejtjes etnike por prokuroria e Shkodrës vendosi mosfillimin e këtij procedimi.

Antiterrori iu drejtua gjykatës së Shkodrës duke kërkuar që prokuroria të nisë hetimet. Kësaj here të pranishëm në sallën e gjyqit ishin vetëm njëra palë, seksioni i Antiterrorit të policisë ndërsa nuk ishte i pranishëm prokurori i çështjes Ermir Lelçaj.

Seksioni i Antiterrorit i kërkoi gjykatës së Shkodrës që prokuroria të bëjë çeljen e hetimeve, kryerjen e kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore lidhur me ngjarjen. U kërkua gjithashtu të hetohen përfaqësuesit e shoqatës Rozafa Moraça dhe Shën Jovan Vladimiri si organizator të vendosjes së kryqit serbo-malazez dhe përkujtim të ushtarëve të vrarë në 1912-1913 të cilët erdhën për të pushtuar Shkodrën.

Antiterrori kërkoi që të ndiqet penalisht Pavlo Jakoja si përfaqësues i shoqatës Rozafa Moraça si dhe të merren të dhënat edhe për personat e tjerë që kanë qenë në atë ceremonial sepse mund të kenë të dhëna të dobishme për procedimin.

U kërkua nga Antiterrori që të bëhet pyetja e të gjithë personave të pranishëm në ceremonial duke përfshirë edhe të huajt që kanë qenë aty për të parë rolin e tyre dhe verifikimin e të gjithë institucioneve për të parë se e kujt është toka si territor atje ku është vendosur kryqi serbo malazez në Gajtan të njësisë Gur i Zi ndërsa gjatë kësaj seance u konfirmua se bashkia Shkodër nuk ka dhënë një leje ndërtimi për vendosjen e kryqit atje.

Gjyqtarja Izabela Radovani pyeti Antiterrorin duke i thënë se prokuroria pretendon se policia s’mund të jetë kallëzuesi. por specialistët e Antiterrorit deklaruan se ata janë kallëzuesi dhe se kanë kryer të gjitha aktet e duhura procedurale.

Më përpara në seancat e tjera për këtë ceremoni përkujtimore të ushtarëve serbo-malazez që erdhën para 106 vitesh si pushtues ka patur një përplasje mes prokurorisë dhe Antiterrotit në gjykatën e Shkodrës ndërsa ende nuk ka një vendim nga gjykata për të nisur ose jo hetimet nga ana e prokurorisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • berti: 27/03/2019 00:48

    Per tu Vleresuar Puna e Antiterrorit Policise Shqiptare Urgjentisht Gjykata Duhet te Merret me Kete Pune

    Përgjigju
  • Nani: 26/03/2019 12:41

    Jo duhet te merret edhe patjeter sepse eshte shkelur sovraniteti i vendit tone. Eshte vendisur nje kryq ku ne te eshte shkruar dhe perkujtuar pushtimi malazez i shkodres. ku e qejne guximin dhe vendosin objekte kulti pa leje aq me teper qe nje masaker te popullesise shqiptare e perkujtojne dhe e quajne veten si shpetimtare kur faktet jane komplet te kunderta. Feja ska lidhje ketu. Une qe po e shkruaj jam i krishtere

    Përgjigju
  • Ardi: 26/03/2019 12:24

    Ne vend qe Anti Terrori te merret me parandalimin dhe zbardhjen e vrasjeve nga bandat kriminale, te cilat kane ngjallur terror ne Shkoder, merret me kisha dhe Xhamia.

    Përgjigju
  • Fredi: 26/03/2019 12:13

    Shpejt urgjent të hiqen dhe gjoja varret e gjoja fqinjëve në jug!

    Përgjigju
  • Dom Nike Ukgjini: 26/03/2019 10:44

    Ju lumt gazetarve qe moren guximi te flasin per kete teme shume delikate e ku me siguri ka prapaskena te ndryshme. Ne fakt deri tani jane zhvillue disa seanca gjyqsore: me 14.III, 18.III, ku mora pjese edhe une (dom Nike Ukgjini) dhe perkrahja iniciativen e policies,me 25.III ku nuk mori pjese prokurori dhe seanca tjeter do jete me 28.III. 2019 ne gjykaten e Shkodres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd

FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd