Mbylli hetimin për 'urrejtje etnike' në Shkodër/ Anti-terrori përplaset me prokurorinë

Mbylli hetimin për 'urrejtje etnike' në Shkodër/ Anti-terrori përplaset me prokurorinë

Policia e Shtetit dhe anti-terrori kanë nisur në Gjykatë përplasjen e “brirëve” me Prokurorinë, pas dyshimeve te policisë se është nxitur urrejtja etnike gjatë një ceremonie në rrethinat e Shkodrës që përkujtoi ushtaret serbo-malazeze të vrarë gjatë 1912-1913. Por pavarësisht gjetjeve Prokuroria i ka pushuar hetimet dhe diçka e tillë ka nxitur zemëratën e policisë.

Me kërkesën se Gjykata duhet të urdhërojë hapjen e hetimeve pasi është nxitur provokimi pas ngritjes së një memoriali, antiterrori do te jete përballë Prokurorisë së Shkodrës në datën 18 Mars.

Gjykata ka shpallur këtë datë për të dëgjuar të dyja palët që nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët hetimore.

Gjykata thotë se si prova janë dorëzuar fotografime dhe kqyrje në rrjetin social Facebook ku demonstrohen fjalime gjatë ceremonisë të kujtim të të vrarëve në rrethimin e Shkodrës, ku malazezet pushtuesit i quajnë çlirues.

Por Prokuroria, e cila ka pushuar hetimet pretendon se nuk mundi ta gjejë faqen e facebook që tashme është mbyllur edhe pse ndërkohë anti-terrori ka administruar të dhëna me interes për hetimin.

Ceremonia serbo-malazeze u denoncua si skandal në muajin dhjetor edhe nga gazetari Marin Mema në emisionin “Gjurmë Shqiptare”.

Në padi antiterrori i thotë Gjykatës se pasi janë kryer veprime hetimore është konfirmuar nga autoritet se nuk është marrë asnjë leje dhe ceremonia është zhvilluar jashtë dijenisë së palës shqiptare.

Kjo është përplasja e parë polici prokurori për çështje kombëtare, ndërkohe që më herët moskuptim ka patur mes këtyre dy institucioneve edhe per referimin e nxitjes së urrejtjes në jug të vendit ku shpesh herë sinjalistika rrugore e shkruar në Gjuhën Shqipe dëmtohej.

Të kater rastet e referuara nga antiterrori për veprën e nxitjes së urrejtjes janë pushuar nga Prokuroria e Gjirokastrës për shkak të mos gjetjes së autoreve.

Aktualisht Prokuroria e Gjirokastrës ka nën hetim çështjen e Bularatit për protestat e zhvilluara pas vrasjes së Kacifas dhe që sërisht ka veprën nxitje e urrejtjes, ndërkohë që Krimet e Rënda nuk i kanë dhënë ende drejtim dosjes hetimore të vrasjes së Konstandino Kacifës, i cili u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri./ Top Channel

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim