URUGUAJ - Senatori uruguajan, Jorge Saravia ka mbetur i plagosur në kokë nga një tentativë vjedhjeje në shtëpinë e tij.
55 vjeçari u godit me qytë në kokë nga disa hajdutë të cilët kishin hyrë në shtëpinë e tij, në Montevideo, Uruguai.
Senatori uruguajan tha se hajdutët qëlluan me pistoletë gocën e tij 25 vjeçare, e cila fatmirësisht i shpëtoi plumbit. Ai shtoi se pati një shkëmbim zjarri mes tij dhe hajdutëve, para se këta të fundit të largoheshin duarbosh.
Policia është vënë menjëherë në kërkim të hajdutëve të cilët kishin vënë maska në fytyrë.
Jorge Saravia, i partisë Nacionale deklaroi më parë gjatë këtij viti se do të kandidonte për president të Uruguait në tetor të vitit 2014.
/Shqiptarja.com