Kandidon për Gjykatë Kushtetuese, vettingu zbulon se në 2014 Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i ka refuzuar vizën gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri.

Hasneziri rrezikon të penalizohet për këtë fakt pasi ai se ka shënuar në formularin e dekriminalizimit me argumentin se nuk ka pasur detyrim.

Për Hasnezirin vettingu është kryer në dy kolona për pasurinë dhe figurën, nga ku ka rezultuar se sipas Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive ai kishte probleme me pasurinë me deklarim të pasaktë.

Po ashtu KPK ka nxjerr në pah se si për krijimin e apartamentit prej 135 m2 dhe një automjeti gjyqtari Hasneziri ka pasur mungesë burimi dhe të dhëna të pasakta ndër vite, përfshi dhe tre adresa banimi.

Edhe drejtoria e informacionit të klasifikuar DSIK ka sjell raport se Hasneziri është i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën e gjyqtarit.