Shqipëria konsiderohet një nga 10 destinacionet kryesore për të vizituar në Ballkan.
Sipas portalit USA Today, vendi ynë është një nga 10 arsyet pse duhet vizituar gadishulli, i cili është i mbushur me histori dhe vende të pazbuluara. “Thuhet se të gjitha rrugët të cojnë në Romë, por në fakt të çojnë në Ballkan”, nis shkrimi i USA Today.
Një nga bukuritë e Ballkanit i cili duhet vizituar patjetër sipas portalit, është rruga “Egnatia”:
“Rruga Egnatia është ndërtuar nga romakët në shekullin e tretë. Ajo lidhte pjesën lindore dhe perëndimore të perandorisë duke kaluar në Shqipëri, Maqedoni, dhe Greqi. Rruga Egnatia fillon në Durrës, qyteti i cili shtrihet në bregdetin adriatik të Shqipërisë. Ky është hapi i parë i udhëtimit i cili pas 295 milje të con në Selanik të Greqisë ku do të njihesh me rrugët e lashta dhe ndërtimet romake të ndërtuara gjatë të gjithë rrugës”.
Krahas Rrugës “Egnatia” vëmendjen ka tërhequr edhe kryeqyteti ynë. Shkrimi që jep 10 arsye pse duhet vizituar Ballkani, përfundon duke përshkruar Tiranën si një qytet i cili ndërthur historinë me modernen.
“Qytetet lindore si Praga kanë patur dikur kohën e tyre. Tirana sot ka dalë jashtë hijes së komunizmit dhe të ofron një panorama shumëngjyrëshe dhe të ndërthurur me histori. Sot, miksohet grinti me arkitekturën otomane, me bulevardet e mëdha të cilët shtrihen gjatë dyqaneve dhe sigurisht një jetë nate shumë dinamike. Thjesht duke hipur sipër një ndërtese shumëkatëshe ju mund të shihni në 360 gradë të gjithë qytetin. Ose mund të shkoni në qendër të Tiranës dhe tu bashkoheni lokaleve të Bllokut, ku më parë kanë qënë shtëpitë e qeveritaërve”, shkruhet në artikullin e USA Today.
Kroacia, Maqedonia , Serbia, Sllovenia, Bosnje Hercegovina janë disa nga destinacionet që USA Today u sugjeron të gjithë atyre që janë në kërkim të aventurave të pazbuluara.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com