Usaid, Ndihmës-administratorja e Agjencisë amerikane: Shqiptarët të kërkojnë t’i jepet fund praktikave korruptive

Usaid, Ndihmës-administratorja e Agjencisë amerikane: Shqiptarët të kërkojnë t’i jepet fund praktikave korruptive

Ndihmës-administratorja e Agjencisë amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, USAID, Erin McKee

Ndihmës-administratorja e Agjencisë amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, USAID, zonja Erin McKee thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se fenomeni i korrupsionit nuk çrrënjoset vetëm nga qeveria, por se dhe vetë qytetarët duhet të kërkojnë t’u jepet fund praktikave korruptive.

"Përmendët qeverinë dhe institucionet e tjera, çka është një pjesë e luftës kundër korrupsionit, por duhet edhe që qytetarët ta zmbrapsin korrupsionin, të jenë në gjendje të hedhin dritë mbi praktikat korruptive. Duhet gazetari e pavarur për t’u siguruar që historitë e korrupsionit të tregohen dhe dëgjohen. Kemi një shprehje: nuk ka dezinfektues më të mirë se drita e diellit. Dhe që ajo dritë të vijë nga qytetarët, nga gjyqësori, nga prokurorët dhe institucionet anti-korrupsion, tek përkushtimi për të krijuar një bashkësi llogaridhënieje – kjo çon në demokraci të fortë. Puna jonë është zhvilluar në këtë hapësirë, për të ndihmuar njerëzit të gjejnë zërin e tyre dhe të çrrënjosin korrupsionin. Nuk mund të jetë vetëm qeveria që çrrënjos korrupsionin. Qytetarët duhet të vazhdojnë të kërkojnë t’i jepet fund praktikave korruptive'  tha Erin McKee

U ndal dhe tek domosdoshmëria se sigurisë kibernetike

Ashtu si në mjedisin humanitar ku USAID ka një historik të përgjigjeve ndaj krizave humanitare, edhe në këtë sulm, ne ishim të parët që mundëm të përgjigjeshim dhe ndihmonim bashkë me kolegët e Departamentit të Shtetit dhe të Mbrojtjes që ndihmuam për edhe për të identifikuar burimin edhe për të ndërtuar kapacitetet dhe aftësitë e Shqipërisë për të forcuar infrastrukturën e saj kritike, përfshi sigurinë kibernetike, në mënyrë që të mund t’i rezistojë sulmeve të ardhshme, si dhe për të investuar në brezin e ardhshëm për t’u siguruar që kapacitetet dhe aftësitë për specialistë IT, higjienën kibernetike, sigurinë kibernetike të mos ndodhin nga jashtë, nga Shtetet e Bashkuara – sigurisht, ne do të vazhdojmë të jemi partnerë me Shqipërinë – por që Shqipëria të mund të kujdeset vetë për infrastrukturën e saj kritike kombëtare.

Do të doja t’ju jap një shembull: kur Putin pushtoi Ukrainën herën e parë në 2014-n, punuam shumë për të forcuar qeverisjen elektronike, transparencën dhe llogaridhënien duke përdorur shumë ekonominë digjitale dhe punën digjitale në këtë hapësirë. E kërkonin qyetarët. Është një kërkesë e shekullit 21, por në të njëjtën kohë, duhet ta mbrosh atë informacion. Ndaj, kur Putin pushtoi përsëri Ukrainën dhe kreu sulme josimetrike ndaj infrastrukturës së tyre kibernetike dhe kritike, partneriteti ynë ndihmoi për të ndërtuar rezistencën në mënyrë që t’i rezistonin atyre sulmeve dhe të mos binin sistemet. Presim me kënaqësi të bëjmë të njëjtën gjë edhe me Shqipërinë" tha Erin McKee.

Në intervistën për korrespondentin e Zërit të Amerikës  në Tiranë Armand Mero, ajo shpjegoi se mbështetja e USAID-it për Shqipërinë shtrihet në shumë fusha, nga sundimi i ligjit, te demokracia, konkurrueshmëria ekonomike apo dhe siguria kibernetike

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë