Usain Bolt i hiqet një medalje
olimpike, shkak shoku i tij 

Usain Bolt i hiqet një medalje<br />olimpike, shkak shoku i tij 
Usain Bolt duhet të dorëzojë një nga nëntë medaljet e arit të fituara në Lojrat Olimpike pasi shoku i tij i skuadrës Nesta Carter ka rezultuar pozitiv në testin e dopingut.
 
Carter ishte pjesë se skuadrës së Xhamajkës  ku dy sportistët fituan medaljen e arit në 100m në Pekin në vitin 2008.
 
31 vjeçari Carter ishte një nga 454 sportistët që iu nënshtruan testit të dopingut vitin e kaluar nga Komiteti i Lojërave Olimpike.
 
Bolt ka fituar një tripletë spektakolare në Lojërat Olimpike në Rio, verën e shkuar. Ai fitoi medaljen e arit në 100m, 200m dhe 4x100m duke i bashkangjitur medaljeve të arit të fituar në 2008 dhe 2012.

Ndërkohë Carter 31 vjeç ka ndihmuar shokun e tij të skuadrës të fitonte Kupën e botës në 2011, 2013 dhe 2015. 

usain bolt
(Nesta Carter dhe Usain Bolt)



Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos