Ushqehu si një kampion! Zvogëlimi i obezitetit të fëmijëve nëpërmjet një ushqyerje të shëndetshme 

Ushqehu si një kampion! Zvogëlimi i obezitetit të fëmijëve nëpërmjet një ushqyerje të shëndetshme 

Beko Balkans, prezanton fushatën “Ushqehu si një kampion” me mbështetjen e FC Barcelona

Problem i obezitetit në botë ka arritur përmasa epidemike, por një statistikë e cila është veçanërisht alarmante është se ajo po rritet me shpejtësi tek fëmijët për shkak të keq ushqyrjes dhe uljes së aktivitetit fizik. 

Me qëllimin për të tërhequr vëmendjen në rritjen e nivelit të obezitetit ndërmjet fëmijëve dhe rritjes së ndërgjegjësimit përsa i përket kompleksitetit të këtij problemi, kompania Arcelik, e cila drejton biznesin e saj nëpërmjet Beko Balkans, ka prezantar fushatën “Ushqehu si një kampion” me mbështetjen e FC Barcelona.

Obeziteti tek fëmijët në fakt është një çështje globale që po rritet vazhdimisht. Në Beko ne besojmë se mund të ndihmojë në trajtimin e kësaj krize në dy mënyra të ndryshme: duke filluar nga teknologjitë tona inovative që na lehtësojnë të përgatisim dhe ushqehemi në mënyrë të shëndetshme dhe duke stimuluar fëmijët që të mësohen të ushqehen në mënyrë të shëndetshme"

"Qëllimi ynë është i thjeshtë- zvogëlimi i obezitetit tek fëmijët përmes parandalimit dhe edukimit”, u shpreh Hakan Bulgurlu, Drejtori i Përgjithshëm Arcelik A.S, kompania mëmë e  “Beko”.

Fushata “Ushqehu si një kampion” do të shtrihet në nivel botëror në Janar të vitit 2018, duke angazhuar prindërit dhe fëmijët që të mendohen përpara së të bëjnë zgjedhjet e tyre ushqimore dhe të ndjekin hapat e idhujve të tyre nga FC Barcelona duke qënë aktiv çdo ditë dhe ngrënë në mënyrë shëndetshme.  

Fushata “Ushqehu si një kampion” synon t’u japë familjeve mundësinë që të familjarizohen me zakonet e të ngrënit të lojëtarëve më të mirë të sportit në botë, me ndihmën e librit të gatimit “Ushqehu si një kampion” e cili ka po të njëjtin titull, që ka pas në ëebsite e fushatës. Dukë përfshirë në përgatitjen e përmbajtjes së recetave të gatimit edhe dietologët e klubit të futbollit bashkë me blogeren e njohur të ushqimit Ella Mills, të njohur tashmë  mirë si “E shijshme Ella”.

Madje edhe legjenda e futbollit të FC Barcelona, Patrick Kluivert, nuk mund ta fshehte entuziazmin e tij duke komentuar se: “ Në mënyrë që unë të luaja duke dhënë më të mirën e aftësive të mia për më shumë se 15 vite, ishte një vendim i rëndëisishëm që të ushqehesha shëndetshëm. Fëmijëve të  mi ju mësoj po të njëjtën gjë dhe j apse e mbështes inisiativën “Ushqehu si një kampion” e cila do motivoje prindërit dhe fëmijmët në mbarë botën të kujdesen për mënyrën e të ngrënit. 

Reth Bekos:
Beko është marka e dytë më e madhe Europiane përsa i përket pajisjeve elektroshtëpiake dhe po rritet gjithmonë e më shumë se çdo markë tjetër në këtë fushë. Është një markë ndërkombëtare e pajisjeve elektroshtëpiake të grupit Arcelik, e cila ka 14 fabrika për prodhimin e pajisjeve elektronike me tridhjetë mijë punonjës në gjithë botën dhe zyra përfaqësuese në njëzet e shtatë vënde. 

Arcelik siguron gjithashtu produkte dhe shërbime për 11 brande (Arcelik, Beko, Grundig, Defi, Arktik, Blomberg, Elektrabregenz, Leisure, Flavel, Daulans and Altus) në 133 vënde. Sipas kësaj, vitin e kaluar Grupi Arcelik arriti të ardhurat e konsoliduara në një shume prej  5.2 miljardë dollarë.

Bashkangjitur: Link në youtube: https://youtu.be/KJhkb-EQAKs  - ku mund të shihni klipin: “Ushqehu si një kampion – Manifest”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë