Ndërsa temperaturat e nxehta kanë goditur Korenë e Jugut duke arritur deri në 29 gradë celsius, kujdestarët e Kopshtit Zoologjik po tentojnë të mbajnë në kushte të përshtatshme arinjtë polarë, të cilët duan temperatura të ftohta.
Pavarsisht faktit se arinjtë polarë duan vetëm temperatura të akullta, kujdestarët e tyre shprehen se ata tanimë janë mësuar dhe me temperaturat e nxehta të vendit dhe e ruajnë freskinë e tyre duke notuar në ujin e ftohtë dhe duke ngrënë ushqime të akullta, të cilat janë futur mes kubave të akullit.
Pjesa e ushqimit është një trajtim ekstra që u bëhet atyre për ta përballuar të nxehtin e verës me sa më shumë freski. Perveç kësaj momenti i ngrënies së blloqeve të akullit është shndërruar në një shfaqje interesante që tërheq shumë turistë në kopshtin zoologjik dhe ky adoleshent shprehet se është shumë gallatë të shikosh ariun, tigrin dhe luanin ndërsa luajnë me blloqet e akullit, pasi për të janë kafshë të veçanta dhe ndihet i lumtur që i shikon me sytë e tij ato që gjithnjë i ka parë nëpërmjet televizorit.
Gjithashtu dhe tigrat dhe elefantët freskohen me dushe të shpeshta me ujë të ftohtë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO