Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen

Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen

Gjatë muajve të dimrit kur temperaturat bien, shumë njerëz fillojnë të sëmuren. Edhe pse ftohja është më shumë diçka e bezdisshme sesa serioze, gjëja më e mirë që mund të bëni është të siguroheni të jeni sa më i shëndetshëm.

Një regjim ushqimor që bazohet në konsumimin e ushqimeve me aciditet të ulët dhe me bazë bimore alkaline do t’ju ndihmojnë të fitoni energji, të humbni peshë dhe të ulni nivelet e inflamacionit në trupin tuaj.

Për t’ju ndihmuar, më poshtë është një listë e plotë e llojeve më të mira të ushqimeve që ju ndihmojnë të parandaloni ftohjen.

Ushqimet e pasura me vitaminë A

Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në luftimin e infeksioneve. Burime të shkëlqyera të vitaminës A janë ushqimet si patatet e ëmbla, karotat dhe kungujt. Gjithashtu edhe perimet si spinaqi dhe brokoli përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A.

Brokoli

Brokoli është i pasur me lënde ushqyese, veçanërisht sulforafan dhe izotiocianat, dy përbërje që kanë demonstruar veti anti-kanceroze dhe që forcojnë imunitetin. Gjithashtu brokoli përmban antioksidantë, të tillë si glukorafanina, që ndihmojnë trupin për të luftuar sëmundjet.

Ushqimet e pasura me vitaminë C

Vitamina C shërben si një antioksidant dhe stimulon prodhimin e qelizave imune. Disa nga ushqimet me përmbajtje të lartë të vitaminës C janë specat, brokolit, agrumet dhe manaferrat.

Ushqimet e pasura me vitaminë D

Vitamina D ka një rol të rëndësishëm në funksionin imunitar, por mungesa e saj është shumë e zakonshme. Për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave tuaja për vitaminë D, konsumoni produktet e peshkut si salmoni dhe peshku ton.

Selinoja

Duke qenë se selinoja përmban kryesisht ujë është tepër hidratues. Megjithatë ajo përmban minerale dhe shumë fibra të tretshme e të patretshme, të cilat ndihmojnë në neutralizimin e acideve dhe toksinave. Gjithashtu selinoja përmban anti-inflamatorë, që ndihmojnë duke zvogëluar rrezikun e prekjes nga infeksione dhe sëmundje të ndryshme.

Ushqimet e pasura me vitaminë E

Vitamina E është një tjetër antioksidant, që ndihmon në rregullimin e sistemit imunitar. Arrat, farat dhe vajrat si ai i bajames, lajthitsë, vaji i lulediellit dhe farat e lulediellit sigurojnë një sasi të mirë të vitaminës E.

Avokado

Avokadot kanë përmbajtje të lartë të vitaminës A,C dhe E. Këto vitamina shërbejnë gjithashtu si antioksidantë, që forcojnë dhe mbrojnë imunitetin tuaj.

Ushqimet e pasura me zink

Zinku është një mineral i nevojshëm për zhvillimin dhe funksionimin e qelizave imune. Nëse jeni një adhurues i ushqimeve të detit, jeni me fat sepse gocat e detit përmbajnë më shumë zink se çdo ushqim tjetër. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër