VIDEO/ Ç'ka mbetur nga aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit që shoi një familje! Shoferi: Citroeni me një shpejtësi të befasishme! 3-vjeçarja te Trauma rëndë

Disa ushqime që i kishin marrë me vete, këpucë, mbetje të makinës së bërë copash, janë këto pamje që vijnë nga Rruga e Kombit në aksin Milot-Morinë, si gjurmë të një aksidenti tragjik që i mori jetën 4 personave dhe shoi një familje.

Report Tv ka zbardhur dëshminë e shoferit të kamionit tip MAN me targë 04-406-HB, Isa Shala. Përpara uniformave blu, ai ka rrëfyer se ka qenë duke lëvizur në krahun e tij të rrugës kur mjeti ‘Citroen’ me të cilën po udhëtonte nga Prishtina i ka ardhur përballë me një shpejtësi në mënyrë të befasishme duke sjellë edhe përplasjen e fuqishme.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina Avdiaj,  5 vjeçe. 11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt, teksa ndodhet te spitali i Traumës, vajza 3-vjeçare e çiftit, Violeta Avdiaj. Mësohet se ajo ndodhet në reanimacion dhe në një gjendje kritike.

Nga sa është raportuar një ditë më parë, shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar nga makina 'Citroen' me të cilën po udhëtonte familja nga Kosova dhe shpejtësia e lartë. Familja ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës. 

1610702281_kepuce.JPG

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    40 subjekte zgjedhore, 35 parti politike dhe 5 kandidatë të pavarur regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 25 Prillit! Mendoni se është një numër:

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Basha mbledh drejtuesit e qarqeve, nga denoncimet për shitblerjen e votës te bilanci i partisë, pikat që do diskutohen