Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon, rekord qumështi e djathi, si krahasohemi me Europën

Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon, rekord qumështi e djathi, si krahasohemi me Europën

Foto ilustruese

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas tabelave të publikuara nga Eurostat.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria i ka ushqimet më të shtrenjtat. E dyta më e shtrenjtë pas Shqipërisë është Serbia, me 77.1% të mesatares së BE-së, Mali i Zi (76.6%),  Bosnja (74.5%).

Më të lirat, ushqimet janë në Maqedoni, me 60% të mesatares europiane.

Për bukën dhe drithërat, Shqipëria renditet e treta më e shtrenjta (69.7% të mesatares europiane), pas Malit të Zi (73%) dhe Serbisë (70%). Sërish, buka është më e lirë në Maqedoni, me 56.7% të mesatares europiane.

Sa i përket mishit, Shqipëria është sërish më e shtrenjta në rajon, me 72% të mesatares europiane. Më i lirë mishi është në Mal të Zi dhe Maqedoni (61.8%).

Ndonëse një vend bregdetar, peshku në Shqipëri më është i shtrenjtë se në gjithë vendet e tjera të rajonit, me 82.5% të mesatares së BE-së. Në Maqedoni, kushton sa 61.7%.

Rekord vendi ynë mban dhe për qumështin, djathin dhe vezët, që janë pothuajse sa mesatarja e Bashkimit Europian (97.9%). Produktet e bulmetit janë shumë më të shtrenjta se në Serbi (86.7%), Mali i ZI (83.3), Bosnjë (80.4), Maqedoni e veriut (70.3).

Përveçse ka çmime të shtrenjta të ushqimeve, shqiptarët kanë dhe të ardhurat më të ulëta në rajon, çka bënë që ata të kenë dhe peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime, me 44% të totalit, nga 12% që është mesatarja e BE-së dhe rreth 30% për vendet e tjera të rajonit.

Në Europë, më e shtrenjta për ushqimet është Zvicra, me 166% të mesatares europiane. Edhe për bukën, sërish është Zvicra më e shtrenjta (154%). Sidomos mishi kushton shumë në Zvicrës, me 234%.

Pas Zvicrës për shtrenjtësi të ushqimeve renditen Norvegjia, Islanda, Danimarka, Luksemburgu, Austria, Finlanda, Franca./Monitor

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbeni: 26/08/2020 23:07

    Ju qe komentoni jini me serioze. Situata eshte sikurse e thoni ju dhe me zi, por te mos flasim kot, por fjala te zere vend. Jane politikat ekonomike te politikanve qe gjithcka e vendosin sipas interesave te xhepit te tyre.Beni krahasim vetem me Maqedonine dhe konkludoni, si per ushqimet, karburantin etj. Edhe atje ka korrupsion, po jo si ketu.Atje nuk ka "gjiri Lalesit", nuk ka AKU qe merr rryshfete dhe mbyll syte. Shteti vepron sapo konstaton, ketu ben sehir. Ne AKU e kudo emerohen sipas disa parimeve:1.neopotizmit, 2-korrupsionit dhe 3-perkatesise partiake. MUND TE JESH leshpunues dhe behesh diplomat apo specialit AKU-e. Prandaj seicili e ka mendjen tek paraja dhe jo puna e ligji. Kete e shohin shtetaret e larte, por askush nuk reagon. Shikoni si po asfiksojne reformen ne drejtesi...qe te mos veproje ligji ndaj tyre. Nje shembull tjeter: Erion Veliaj kur erdhi ne Bashki ne 2015 tha do marrim masa te ulen cmimet e apartamenteve, do vendosen taksa per ap. e pa shitura. E ku dershtuan mafia e ndertimit, se hane te lidhur me politiken dhe rane dakort qe Lali Eri te marri 3% te apartamenteve te reja...pwr politikat sociale demek. Dhe mafia e ndertimit menjehere e futi ne cmim, jo 3% po 10% e me shume dhe Veliaj e qeveria heshten.Pra popullit ja mori 3% ai Erioni dhe populli po e paguan mbi 10%. Te gjithe heshtin dhe politikanet e bashkise e qeverise qeshin nen buze se ja futen ketij populli kaq shume dhe ai vazhdon te heshti...E dini si thuhet?...Pavaresiaht rritjes se cmimit , ku edhe ne periferi po shkon cmimi apartamenteve 1000 euro/metr2, ai qe ka ndermend ta bleje nje apartament, do ta bleje ate....Gjykim banditi.Populli duhet te kurseje gjithe jeten per nje ap. dhe nuk arrin, ata vetem i grabitin cdo lek te kursyer.

    Përgjigju
  • mond: 25/08/2020 13:12

    kjo eshte vertet nje teme tipike per ekspertet e ekonomise te cilet pasi te lexojne keto shifra duhet te nxjerrin konkluzionet e nevojshme dhe pas tyre rekomandime qe japin zgjidhje sa me te mira te pershtatura per mundesite e aftesite e ekonomise shqiptare, ka ardhur koha per strategji te menduara te qendrueshme dhe me rezultate, nqs vazhdohet me ecje kuturu do vazhdojme te jemi larg vendeve te tjera se per te fundit te fundit do jemi nuk ka mundesi tjeter por thjesht duhet te mesojme nga ata dhe tju afrohemi nga pak.

    Përgjigju
  • Sandri: 25/08/2020 12:42

    Spektakel.

    Përgjigju
  • S'merret vesh: 25/08/2020 10:16

    Me gjith mend! Per tu habitur! Nje kg djath 7 mije leke.. turp i madh gjynah!! O popull,nuk dim ca hame jemi ne dore te qenve.. Aku e leshit te marri masa drastike..

    Përgjigju
  • Adi: 25/08/2020 08:59

    Mjer populli te punosh 8 ore dhe te maresh nje kile mish bruto se po te vesh drita uje taksa veshmbathje libra femijesh duhet te maresh borxh se nga data 20 I ke mbaruar lere te kesh shpi me qera I zhytur po te kesh kredi I mbytur ..mjer shqiptaret ky I gjati thote pse largohen ka kurshtje pse largohen..

    Përgjigju
  • Natasha: 25/08/2020 08:47

    Ushqime te skaduara, ushqime me kimikate, ushqime te pakontrolluara e serish jemi me te shtrenjtet ne rajon...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'