Ushqimet që ndikojnë në mirëqënien e trurit

Ushqimet që ndikojnë në mirëqënien e trurit

Sipas hulumtimeve të reja, ngrënia e perimeve dhe e frutave të caktuara mund ta rritë performancën e trurit në mënyrë drastike.

Udhëheqësi i këtij studimi, Dr. Tamlin Conner, psikolog në Universitetin e Otagos në Zelandën e Re, thotë se kampanjat e shëndetësisë kryesisht janë përqendruar në sasinë e frutave dhe perimeve që njerëzit duhet t’i konsumojnë, ku pesë në ditë ka qenë këshilla kryesore.Sidoqoftë, tani ky studim i publikuar në revistën ‘Frontiers in Psychology’, ka zbuluar se për një shëndet më të mirë mendor, është e rëndësishme ta konsideroni mënyrën në të cilën janë përgatitur dhe konsumuar produktet e ndryshme.

Shkencëtarët thonë se ushqimet që ndërlidhen me shëndet të mirë mendor janë karotat, bananet, mollët, spinaqi, lakra, frutat citrike, kivi dhe kastraveci.

Por, këto ushqime duhet të konsumohen ashtu siç janë në natyrë pa u gatuar fare sepse proceset e tilla ua zvogëlojnë frutave dhe perimeve nivelet e lendëve ushqyese. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë