Shqiptarët blejnë më shtrenjtë! INSTAT: Rriten çmimet e ushqimeve e pijeve jo alkoolike, 'kapërcejnë' zarzavatet

TIRANE - Qytetarët shqiptarë po shpenzojnë më shumë se vitin e kaluar për të blerë produktet e shportës. Instituti i Statistikave raporton se çmimet e produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike janë rritur me 4.6%, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.  Sipas INSTAT, rritja e çmimeve është më e lartë tek zarzavatet dhe patatet me 18.3%.

Në fakt nëpër tregje në vend shtrenjtimi është edhe më i lartë sesa raporton INSTAT, pasi vetëm nga shumica tek pakica çmimi rritet me të paktën 30 deri në 40 lekë.

Gazetarja: “Me sa janë domatet?

"100 lekë, janë domate vendi më lirë nuk ka”, thotë tregtari i pikës së shumicës.

Por nga pika e shumicës deri tek pakica, çmimi i domates arrin deri në 140 lekë, aq sa e gjetëm sot tek Pazari i ri.

Tregtarët e pakicës thonë se konsumatorët shqiptarë po blejnë më shtrenjë pasi janë rritur cmimet në pikat e shumicave ku furnizohen.

Bisedat me tregtarët e pakicës:

Me sa e merrni domaten me shumicë?
Domaten e marrim te shumica me 80 lekë dhe 100 lekë.

Krahasuar me vjet janë më shtrenjtë?
Po janë më shtrenjtë se çdo vit. Të gjitha janë shtrenjtuar.

Me sa e merrni specin te shumica?
E marr me 70 lekë me shumicë dhe e shes me 70 lekë. Shitjet kanë rënë se njerëzit nuk kanë lekë.

Po si janë cmimet në tregun e Shumicës në Tiranë?

Me çfarë çmimi i keni qepët?
Më 50 lekë.

Po patatet?
Patatet janë me 45 lekë.

Me sa e keni spinaqin?
Me 200 lekë e kemi, dhe me 220 lekë.

Po dardha?
Janë 70 lekë këto (pak të dëmtuara), dhe 100 lekë.

Ekspertët e këtij sektori thotë se faktorët e shtrenjtimit të produkteve janë të shumta, ku ndër to listohet informaliteti i lartë në prodhim dhe grumbullim apo ulja e rimbursimit të TVSH për prodhimet e fermerëve nga 20% ne 6%. Shkak tjetër Agim Rrapaj kreu i Agrobiznesit thotë se është edhe influenca e pandemisë.

Çfarë raporton INSTAT per rritjen e cmimeve nga 2020 ne 2021?

Ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar me 4.6%

-Vetëm ushqimet janë shtrenjtuar me 4.9%

-Fruta 3.2%

-Zarzavate përfshirë patate shtrenjtuar me 18.3 %

-Çmimi i bukës dhe drithërave është rritur me 2%

-Mishi është shtrenjtuar me 0.7%

-Qumësht, djathë dhe vezë janë shtrenjtuar 2.4 %

-Vajra dhe yndyra me shtrenjtim 7.2 %

VIDEO /Biseda me tregtarët e pakicës

 

Report Tv sjell disa shembuj konkret të rritjes së produkteve kryesore të fruta perimeve dhe zarzavateve, krahasuar me 2020-ën, llogaritur me mesataren e çmimeve që japin tregtarët dhe të dhënat e INSTAT.

Nëse 1 kilogram patate në 2020-ën e merrnim me 35 lekë në pikë shumice, në 2021 vlera arrin deri në 50 lekë kilogrami, çka do të thotë se konsumatori i zakonshëm, e merr edhe 20-50 lekë më shtrenjtë në tregjet e pakicës, pra 1 kilogramë patate mund të shkojë deri në 85 lekë.

*Përllogaritje nga Report Tv

Por çfarë thotë vetë zëri qytetar për rritjen e çmimeve të ushqimeve?

 “Çmimet janë katastrofë, janë shumë të larta. Janë rritur të gjitha çmimet në përgjithësi dhe më shumë janë pa etiketa”.

“Ai që ka lekë do i marrë, ai që nuk ka nuk merr gjë”.

“Çmimet janë në stratosferë sidomos për ne që jemi pensionistë. Të gjitha çmimet janë rritur”.

“Janë të shtrenjta, nuk i përballoj por më ndihmon një djalë që kam jashtë vendit”.

“Çmimet janë të larta. Me ça ti përballosh, jam vetëm me pensionin që marr. Të gjitha çmimet janë rritur, dhe janë më shtrenjtë se vitin e kaluar dhe mua më bën përshtypje që andej nga jugu, po kalben perimet dhe shalqiri në fushë ndërsa ne këtu na pinë gjakun. I bie më mirë ai që e shet sesa ai që e prodhon vetë, sepse tregtari fiton trefishin e atij që e prodhon”.

“Unë mendoj që çmimet janë shtrenjtë”.

“Çmimet nuk janë fare të përballueshme, të gjitha janë rritur më shumë se vjet. Tek të gjitha ka shtrenjtim. Me 80 mijë lekë të vjetra pension që marr unë nuk ja vlen se nuk të dalin për ilaçe. Fëmijët kanë edhe familjet e veta, është shumë e vështirë jetesa”.

“Çmimet janë të shtrenjta”, shprehen për Report TV një grup qytetarësh..

G.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 08/09/2021 11:18

    Hani m... qeras qeveria!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)