Një grup ekspertësh Franko-Gjermanë dhe Shqiptarë, ku do asistojë dhe një prokuror nga Shkodra, do kqyrin pamjet filmike të kameras të helikopterit dhe zërin audio të pilotëve që ka rregjistruar kjo paisje elektronike. Kamera dhe kutia e zezë, do përcillet nëpërmjet një letërporosie në Gjermani, ku prokuroria e Shkodrës është duke ndjekur të gjithë procedurën standarde. Vendimi për t’u ekspertuar në Gjermani, vjen në një kohë kur policia shkencore në Shqipëri nuk kishte mundësitë teknike për të bërë hapjen e këtyre pamjeve filmike, për të mësuar se çfarë ka ndodhur me helikopterin ushtarak EC-145.