Ushtarët mund të bëhen policë, zbardhen ndryshimet në ligj, Lleshaj propozon pranimin e ushtarakëve si pjesë e Policisë

Të gjithë ushtarakët që mbajnë gradën “Major” dhe “Kapiten” mund të pranohen në Policinë e Shtetit. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka propozuar ndryshime në ligjin për Policinë, ku ushtarakët e trajnuar dhe me grada mund të bëhen pjesë e uniformave blu.

Pranimi i ushtarakëve do të bëhet pas marrëveshjes që do të kenë dy ministrat, ai i brendshëm dhe ai i mbrojtjes. Gjithashtu do të ketë kuota të posaçme se sa do të jetë numri i ushtarakëve që do të pranohen në Polici çdo vit. Fillimisht ushtarakët duhet të lirohen nga detyra dhe më pas do ti nënshtrohen një konkursi për t'u pranuar në Polici.

Ushtarakët që kanë gradat “Major” dhe “Kapiten” janë të trajnuar për të hetuar dhe arrestuar kriminelët prandaj i plotësojnë kriteret për të punuar në polici, theksohet në relacionin që po përgatit Ministria e Brendshme, i cili më pas do të çohet për miratim në Parlament.

Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se do të ketë një numër të kufizuar pranimesh në Polici nga radhët e Ushtrisë dhe procedurat do të përcaktohen me udhëzim të ministrit. Të njëjtat burime saktësuan se ushtarakët e gradave “Major” dhe “Kapiten” janë të trajnuar ashtu si forcat special RENEA dhe mund ti bashkohen këtij reparti, ose do të krijohet një njësi e posaçme.

Duket se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërkon që pjesë e strukturave që ai do të punojë, të jenë edhe ushtarakët.

Ndryshimet në Ligj

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 08/12/2018 21:02

    Shikoj komente nga me te cuditshmit dhe prej tyre arrin te kuptosh se cfare koncepti te gabuar kan per ushtaraket. Ushtaraket jane ata qe e kan dale faqebardhe dhe e kan nderuar vendin dhe flamurin ne cdo mision nderkombetar qe kan shkuar dhe vazhdojne te shkojne.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 07/12/2018 14:36

    Politikanet kane frike nga policia!! Pasi te pastrohet drejtesia nuk ka me mbyllje ceshtjesh me lek dhe kete kane frike sepse policia deri tani te gjitha ceshtjet i ka referuar ne prokurori te cilat shterrin me pas ruges. Sa per oficeret jam totalisht kunder sepse po behen hapa prapa dhe po mohohen brezat qe vazhdojne te dalin nga Akademia e Sigurise! Nuk eshte njesoj si te jesh oficer ushtrie dhe te jesh oficer policie! NJe kerkese kam per keta kapitenet dhe majoret, te jene te gjithe nga Mirdita!!

    Përgjigju
  • xreport: 06/12/2018 22:14

    model i britanis se madhe shume bukur, policet duhet te jene atdhetar, ushtaret jan

    Përgjigju
  • Tavoni: 06/12/2018 21:52

    po nrm do moresh dhe shoket par vetem hahet tepsia

    Përgjigju
  • genti: 06/12/2018 21:14

    o cna gjeti, po keshtu do prishet policia prap. ne shyqyr qe larguam veterinere, bujq e me shkolle ushtrie ky do ti kthej prap.... a jane ne evte keto more me policine do bejne eksperimente o shqiperi e dhjere ste kuptova asnjeher

    Përgjigju
    • Andi: 08/12/2018 21:04

      Ku krahasohesh ti more me ushtaraket qe nga ca flet duket niveli

  • Papi: 06/12/2018 19:10

    Propozim i mire. Problemi qendron se pse majori ose kapiteni i ushtrise do te kerkoj te punoj per policine kur rroga eshte me e vogel dhe rreziqet jane me te medha. Gjithashtu qendron fakti qe nqs kandidati do e kishte pasion punen policore, do kishte aplikuar atje me pare e jo ne ushtri.

    Përgjigju
    • Andi: 08/12/2018 21:13

      Ti spjegoj une vella sepse rroga ne ushtri eshte me e ulet se ne cdo administrate, sepse ushtaraket nuk I tremben rreziqeve, dhe sepse te filloje pune ne polici besoj se je koshient se cfare kriteri duhet te plotesoje me pare, besoj ti jem pergjigjur pyetjeve te tua vella.

  • Polici: 06/12/2018 19:03

    E qelbi policine fare. Ata smarin vesh nga hetimi ata marin vesh vetem nga kambalja. Po vuajm me kta qe kane ardhur, te vuajm edhe me keta te tjeret. Sbehen kure polica.

    Përgjigju
    • Andi: 08/12/2018 21:09

      Hahahaha e qelbi policine!!!! Nga e di ti se nga cfare marin vesh ushtaraket, megjithse ke te drejte ne sbehemi kurre polica nuk do mund ti plotesojme kurre ca kritere.

  • Arbër: 06/12/2018 18:11

    Te lumtë, kështu punohet për atëdheun!

    Përgjigju
  • Arbër: 06/12/2018 18:10

    Pergezime Ministrit me vleresime te drejta per Oficeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare